E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste nje dite pas Kongresit

Vijon numërimi i votave në Partinë Socialiste për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Asamblesë, ndërsa mbrëmjen e djeshme përfundoi punimet Kongresi ku u miratua dhe programi i ri socialistëve.

Ndërkohë, mësohet se në Kongres ka patur dhe debate mes përfaqësuesve socialistë për përzgjedhjen e anëtarëve në listat e qarqeve.

Ndërsa Kongresi në vetvete dështoi në dhënien e një mesazhi demokracie kur dy anëtarë të Partisë socialist iu vërsulen në deklaratat e tyre ish-presidentit Rexhep Meidani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›