mimi i karburantit ndikim ne ekonomi
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, në parashikimin e saj për 2011, ka vlerësuar se rritja e çmimit të naftës do të pengojë në rimëkëmbjen e ekonomisë.
Sipas ANE, çmimi mesatar i naftës për 2015 do të shkojë në 114 dollarë për fuçi, ndërsa në 2035, çmimi do të ngjitet në 212 dollarë për fuçi.
Gjithsesi për vitin aktual Agjencia tregohet e kujdesshme duke mos shfaqur frikën se prodhimi në një periudhë afatshkurtër do të jetë poshtë nivelit të kërkesës.
Rritja e çmimit të karburantit do të pengojë rimëkëmbjen e ekonomisë. Agjencia ndërkombëtare e energjisë në parashikimin e saj për energjinë botërore 2011, që do të publikohet së shpejti në Londër, deklaron se çmimi mesatar i naftës në vitin 2015 do të shkojë rreth 114 dollarë për fuçi, ndërsa në vitin 2035 do të ngjitet deri në 212 dollarë.
Këto shifra shfaqen shumë më të larta se në parashikimet e mëparshme të Agjencisë, të publikuara në vitin e kaluar.
Në Uorld Energy Outlook 2011, agjencia thekson se nafta shumë e lartë do të frenojë rimëkëmbjen e ekonomisë.
Në muajt e fundit lufta civile në Libi dhe e ashtuquajtura “pranvera arabe” kanë ndikuar në pritshmëritë për një ulje të çmimit të karburantit.
Por në të njëjtën kohë, rritja e shpejtë e Azisë kërkon shpenzime më të mëdha për kërkimet dhe shfrytëzimin e puseve të naftë, një element i cili do të reflektohet mbi kuotat në bursë.
Edhe në Amerikën Veriore dhe Europë, ku kërkesa për naftë nuk ka qenë e lartë nevoja për të mbajtur rezerva të mëdha ka qenë e ndikuar nga lëkundjet e shfaqura në Lindjen e mesme dhe në Afrikë, zonat më të rëndësishme për prodhimin e naftës.
Gjithsesi Agjencia ndërkombëtare e Energjisë, shprehet se objektivi i saj mbetet shëndeti i mirë i ekonomisë. Për vitin 2011 agjencia tregohet e kujdesshme duke mos shfaqur frikën se prodhimi në një periudhë afatshkurtër do të jetë poshtë nivelit të kërkesës.
Kjo edhe për faktin se pavarësisht parashikimeve të ulëta, kërkimet në det të hapur në Brazil po avancojnë, po kështu edhe zbulimet e reja në Detin e veriut, të gazit të gjetur në Mozambik apo edhe burime të tjera.