Partia Socialiste përshëndeti sot mbylljen e procesit të ratifikimit të protokollit të Shqipërisë në NATO
Partia Socialiste përshëndeti sot mbylljen e proçesit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit në NATO nga 26 vendet anëtarë të Aleancës së Atlantikut. Zëdhënësja e Kryesisë së PS, Mimi Kodheli, tha sot gjatë një konference për shtyp, se "mbyllja e proçesit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga 26 vendet anëtarë të Aleancës së Atlantikut, shënon një ngjarje me një simbolikë të paprecedent”. "Populli ynë e arriti këtë objektiv, duke kaluar përmes shumë sprovash, përmes përkushtimit të të gjithëve, në veçanti të Forcave tona të Armatosura dhe angazhimit serioz e konstant për të përqafuar vlerat që mbrujnë tërë filozofinë e ekzistencës së NATO-s", u shpreh Kodheli.Sipas saj, "anëtarësimi i Shqipërisë në NATO do të forcojë akoma më shumë sigurinë në gjithë zonën Euro-Atlantike dhe do ta çojë Shqipërinë më pranë objektivit të Evropës së Bashkuar".
...