E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria shqiptare ka rritur ndjeshëm pagat dhe pensionet në tre vitet e fundit

Qeveria shqiptare gjatë tre viteve të fundit ka marrë një sërë nismash sociale për rritjen e mirëqënies së popullatës, përmes rritjes së pagave dhe pensioneve deri në 2-fishim. Numri maksimal i punonjësve buxhetorë më 1 janar 2009, llogaritet në 107 mijë. Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Financave, paga mesatare mujore e punonjësve buxhetorë në tre vitet e fundit u rrit 55%, të ardhurat e pensionit në qytet, 35% dhe ato në fshat, u rritën 68%. Në programin e qeverisë prioritet u është dhënë sektorëve të arsimit dhe shëndetësisë. Kështu nga viti 2005  paga mesatare e 45 mijë arsimtarëve u rrit 75%, për 12 mijë infermierë u rrit 89%, ndërsa paga mesatare e mjekëve, 81% . Në muajin maj të këtij viti, pritet një rritje e re e pagave dhe pensioneve. Rritjen mesatare të pagave në sektorin publik për vitin 2009, qeveria e ka parashikuar që të jetë 10 %, për pagat e mësuesve të sistemit parauniversitar 14 %, ndërsa për ata të sistemit universitar, rritja e pagave do të jetë e diferencuar. 


Edhe për sektorin e shëndetësisë, rritja e pagave parashikohet të jetë mesatarisht 12.3 %, krahas dhe rritjes së diferencuar sipas kritereve të përcaktuara. Ekspertë të ministrisë së Financave thonë se, me shtesën që do të bëhet në maj të këtij viti, arsimtarët, mjekët dhe infermierët do të ndjejnë dy-fishimin e pagës. Ndërsa pensionistët në qytet do të përfitojnë një rritje prej 10 %, pensionistët në fshat, do të kenë një rritje prej 20 %. Rritja e të ardhurave të pagës mesatare, pensionit të qytetit dhe fshatit në tre vite në lekë:

Rritja e pagave e pensioneve sipas kategorive
2005
2008

për buxhetorët



27.336



42.439



për arsimtarët



23.100



40.530



për infermierët



15.044



28.564



për mjekët



21.000



37.000



pensionet e qytetit



8.350



11. 275



pensionet e fshatit 



3.630



6.090






...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›