OSBE,Bosch asistencë për reformën në drejtësi
Ambasadori Robert Bosch premton se OSBE do të asistojë reformën n drejtësi për një sistem ligjor efektiv dhe transparent. Ambasadori Bosch zhvilloi sot një takim me kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj.
TIRANE- Kryetarja e Gjykates se Lartë Shpresa Beçaj priti sot në një takim kortezie, ambasadorin e OSBE-së në Tiranë Robert Bosch. Sipsa një njoftimi për shtyp të Gjykatës së Lartë Bosch konfirmoi gatishmërinë e OSBE-së për të vazhduar marrëdhëniet e bashkëpunimit me institucionin e Gjykates se Larte edhe në të ardhmen. Nga ana e saj Kryetarja e Gjykatës së Lartë vleresoi rolin e OSBE-së në nxitjen e demokratizimit, përkrahjen për zbatimin e ligjeve dhe të të drejtave të njeriut, si dhe ndihmën për përafrimin e tyre me standartet e Bashkimit Europian.
Gjatë bisedës, kryetarja e Gjykates se Larte theksoi se, “pavaresia dhe funksionimi i mirë i sistemit gjyqesor eshte i rendesishem per funksionimin e nje shteti demokratik” – informon zyra e shtypit e Gjykatës së Lartë. Nga ana e Ambasadorit të OSBE . Robert Bosch “u rikonfirmua edhe një herë ndihma e OSBE-së për shtetin ligjor duke vënë në pah se, Departamenti i Shtetit Ligjor pranë OSBE-së do të asistojë reformën në drejtësi për një sistem ligjor efektiv dhe transparent”.
(s.g/BalkanWeb)