Partia Socialiste rifomulon kerkesen per komisionin hetimor te zgjedhjeve

Ne Shqiperi Partia Socialiste rifomuloi sot nje paragraf te kerkeses se saj per komisionin hetimor te zgjedhjeve qe lidhej me perberjen e tij dhe ndarjen mes paleve pas kundershtimeve te djeshme te se djathtes sipas se ciles ligji nuk lejon qe shumicen ta kete opozita. Socialistet kane dorezuar nje propozim te ri me dy variante si dhe emrat e perfaqesuesve te tyre ne komision. Socialistet deklaruan serish se shumica sipas tyre po krijon artifice ligjore per te vonuar ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e qershorit 2009.