E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Vleresohet figura e diplomatit Hollbruk

Ne Kosove ndarja nga jeta e diplomatit amerikan Richard Holbrooke eshte cilesuar si nje humbje e madhe per popullin amerikan ndersa jane kujtuar sot veprimet e tij ne perpjekje per ti dhene fund luftes se Kosoves. Perfaqesues te Kosoves qe kishin punuar ne te kaluaren me zotin Holbrooke e vleresuan lart rolin e zotit Holbrooke per paqen dhe lirine ne Kosove. Ata vune theksin ne punen e tij jo vetem per paqen e lirine ne Kosove por edhe ne vende te tjera te botes.


Kryeministri i Kosoves ne largim Hashim Thaci vlereson larte figuren e diplomatit amerikan Richard Holbrooke ndersa vdekjen e tij e cileson si nje humbje te madhe per popullin amerikan por edhe popullin e Kosoves.

Ambasadori Holbrooke ka qene nje kolos i diplomacise amerikane per paqen dhe stabilitetin ne Kosove dhe rajon. Njeri i kontributit te madh per pavaresine e Kosoves dhe sot i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Holbrooke qeveris se Shteteve te Bashkuara te Amerikes presidentit Obama dhe popullit amerikan. Kosova do ta perkujtoj per jete. Kam propozuar qe nje nga sheshet e Prishtines te quhet Ambasadori Holbrooke tha zoti Thaci.

Ndersa publicisti Veton Surroi e kujton zotin Holebrooke si nje njeri te mprehte dhe te vendosur i cili e ka dashur paqen dhe lirine e popujve ne Ballkan dhe e ka ndihmuar shume kete proces. Ai erdhi ne castet kritike kur zgjerohej lufta ne Kosove dhe kur pergatitej nje proces negociatash..

Ai frenoi operacionet luftarake me kercenimin e NATO-s ne tetor krijoi armepushimin dhe krijoi mundesine qe edhe Kosova politike e ushtarake te perpiqet ta marre veten por edhe bashkesia nderkombetare te krijonte nje platforme unike per procesin negociator qe do te ndodhte pastaj ne Rambouillet. Ishte nje njeri i cili e kishte ende kersherine e atij djalit te ri qe kishte filluar karrieren ne Vietnam dhe perpiqej te takonte njerez te shkonte te shihte. Njehere dolem une dhe ai dhe u takuam me komandantin e postblokut te policise serbe me nje pyetje te thjeshte cka po kerkon ketu cka po ruan ti ketu. Nuk pertoi dhe erdhi me neve ne Junik te takohet me UCK-ne. Keshtu qe ishte nje njeri i cili nuk perpiqej ta kuptonte diplomacine nga analiza nga letrat por ne takim te drejtperdrejte dhe duke vleresuar njerezit tha zoti Surroi duke theksuar se njerezit si zoti Holbrooke eshte nga ato figura qe gradualisht shnderrohen ne shembelltyra ne idole per gjeneratat e reja te diplomateve

Nenkryetari i Aleances per Ardhemrine e Kosoves Blerim Shala i cili ishte pjese e ekipit te negociuesve per paqen ne Kosove tha se vdekja e zotit Holbroke ishte lajm i hidhur per Kosoven te ciles i ishte gjetur ne kohera te veshtira.

Ne si ekip negociator me kujtohet ne majin e vitit 1998 kur morem vesh qe po vjen Holbrooke morem fryme lirisht. E dinim se po vjen zgjidhja e ceshtjes se Kosoves sepse e dini ju kujtohet atehere qe krijuar pershtypja se aty ku eshte me se keqi vjen Holbrook dhe e zgjidh problemin. Dhe erdhi ne majin e vitit 98 me qellim te qarte qe te kontribuoje ne clirimin e Kosoves dhe pavaresimin e saj. Ne bisedat qe kam pasur me te dhe qe i kemi pasur edhe disa te tjer me te ai kurre nuk e ka fshehur se cfare duhet te ndodhe me Kosove Ne vitet 98/99 ai ka thene se Kosova duhet te behet shtet i pavarur dhe qe populli i pervuajtur i Kosoves duhet me ne fund te qetesohet. Nje porosi shume te rendesishme qe ma ka thene ishte ju per here te pare do te udhehiqni vetveten dhe mos e humbni kete rast historik. Na ka ndihmuar edhe ne vitet 98/99. Na ka ndihmuar ju kujtohet ne vitin 2003 kur erdhi me Bernard Kouchner e tha se po behet vone per Kosoven. Fatkeqesisht pas gjashte muajsh ndodhen trazirat e marsit. Por edhe gjate tyre na ka ndihmuar duke u thene diplomateve perendimore a e shihni qe eshte dashur te bejme dicka ta zgjidhim statusin e Kosoves. Ka qene nje ithtar i madh i pavaresise se Kosoves dhe i veprimeve konkrete te SHBA dhe perendimit per Kosoven. tha zoti Shala.

Diplomati Holbrooke cmohet jo vetem per rolin qe ka pasur ne vitin 1998 ne kohen e perpjekjeve per ti dhene fund luftes ne Kosove por edhe per mbeshtetjen e proceseve politike te pasluftes ne Kosove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›