E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste të hënën proteston para Kuvendit

“PS do të protestojë më 21 dhjetor para godinës së Kuvendit, për kokëfortësinë e kësaj qeverie që po i mohon shqiptarëve të drejtën elementare të hapjes së kutive të votimit. Të hënën do të protestohet për një mori tjetër të drejtash të mohuara nga kjo qeveri ilegjitime, për mohimin e së drejtës për të lëvizur të lirë nëpër Evropë si vendet e tjera të rajonit, për krizën e thellë ekonomike që është ulur këmbëkryq në vend, si dhe për rritjen e papërballueshme të çmimit të energjisë elektrike”, deklaroi Shalsi në një konferencë për shtyp.      Me protestën e së hënës para godinës së Kuvendit, Partia Socialiste mbyll protestën një javore, e cila nisi me Beratin dhe vazhdoi në disa qytete të tjera të vendit, si Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Shkodër për hapjen e kutive të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›