E Shtunë, 31 Tetor 2026

PBDNJ mban kongres të jashtëzakonshëm

Kryetari i kësaj partie, Vangjel Dule i konsideroi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit si jo të lira, jo të ndershme dhe tepër të kontestueshme. Z. Dule theksoi se PBDNJ nuk mund të ishte një satelit i partisë Demokratike, dhe për këtë gjë bashkëpunimi me PD-në nuk ishte i suksesshëm. “Është e papranueshme për filozofinë tonë që të bëhemi parti satelite, ndaj nga të gjitha drejtimet erdhi një ‘jo’ e madhe për bashkëpunimin e mëtejshëm me PD-në”, theksoi Dule gjatë fjalimit të tij në kongres.Sipas tij, situatat e vështira kërkojnë udhëheqës të guximshëm, që të dalin mbi interesat e tyre personale.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›