Meta: Në Evropë nuk shkohet me mllefe personale
Gjatë zhvillimit të këtyre takimeve anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së kanë vlerësuar pjesëmarrjen dhe angazhimin e LSI-së në Qeverinë e Integrimit. Në fjalën e tij kryetari i LSI-së, z. Meta, është ndalur gjerësisht në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe reformat integruese që përbëjnë angazhimin kryesor të kësaj qeverie. Z. Meta u shpreh se koalicioni midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim është garancia e qytetarëve për realizimin e këtyre reforma.Më tej z. Meta ka garantuar anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së se kjo forcë politike do të qëndroj larg tensioneve false. Veprimi politik i LSI-së, deklaroi z. Meta, do të ketë si orientim vetëm integrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kreu i LSI-së, duke u ndalur në problematikat e Berati garantoi se qeveria do të ketë në prioritet zhvillimin e këtij qyteti. Duke konsideruar vitin 2010 si vitin më të rëndësishëm përsa i përket konkretizimit të reformave dhe proceseve integruese të vendit, Meta, ftoi opozitën që të kryej rolin e saj, jo vetëm në përmbushjen e standardeve të BE-së, por edhe në realizimin e aspiratave të qytetareve shqiptarë dhe vet votuesve të saj. “Dorëzimi i Pyetësorit nga Komisioni Evropian përbën një moment historik për vendin, moment që kërkon kontributin dhe energjitë e gjithë aktorëve të politikës, si dhe përfshirjen e faktorëve të tjerë, të shoqërisë civile, ekspertëve e më gjerë”, u shpreh Meta. Në përfundim të këtyre takimeve, duke bërë thirrje për një etik të re politike në vend, Meta u shpreh se “në Europë nuk shkohet me mllefe personale”.