Partia apo koalicioni e propozon kryeministrin? Nishani: Flas pas zgjedhjeve
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i pyetur dje lidhur me debatin e hapur së fundmi nga “Gazeta Shqiptare” nëse partia apo koalicioni që fiton më shumë mandate, që ka të drejtën të propozojë kryeministrin, tha se “për këtë çështje do të flas pas zgjedhjeve”.
Ndërkohë që bëri të ditur se pikërisht sot, në ditën e heshtjes elektorale, do t’i drejtojë popullit dhe partive politike një mesazh si kryetar shteti. “Pas zgjedhjeve do keni qëndrimin e Presidentit të Republikës mbi këtë proces zgjedhor, por nesër (sot) do t’i drejtohem popullit dhe klasës politike me një mesazh si Presidentit i Republikës”, - tha Nishani.
PARTIA APO KOALICIONI?
Kushtetuta e ka jo shumë qartë të përcaktuar faktin nëse është partia apo koalicioni që merr më mandate, ai që ka të drejtën të propozojë kryeministrin e ri të vendit. Në nenin 96, pika 1, të Ligjit Themeltar të Shtetit, thuhet pikërisht: “Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend”. Supozojmë një rast hipotetik se pas zgjedhjeve të 23 qershorit koalicioni i majtë ka fituar 72 vende në Parlamentin e ri, nga të cilat 67 PS dhe 5 LSI. Ndërkohë që Partia Demokratike si subjekt ka fituar 68 deputetë. Atëherë kujt i lind e drejta për të krijuar qeverinë koalicionit PS-LSI që ka më shumë mandate apo PD-së që rezulton forca e parë me më shumë deputetë? Përgjigjia që jep Kushtetuta është evazive: “partia ose koalicioni i partive që ka shumicën e vendeve në Kuvend”. Edhe juristët apo ish-drejtues të KQZ-së kanë mendime të ndryshme për këtë çështje. Të kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” pak ditë konstitucionalistët Luan Omari, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu e ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume i dhanë prioritet koalicionit fitues. Ndërkohë ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata, ish-kreu i KQZ-së, Arben Ristani i dhanë të drejtë partisë që ka më shumë mandate.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Presidenti Nishani: Nuk kam qenë sëmurë, as në spital. Jam në krye të detyrës