Do ndalonin Vukajn të shpërndanteID, 4 të rinj PS në polici
TIRANE - Polica e kryeqytetit ka ndaluar 4 të rinj simpatizantë të PS pasi u munduan të ndalojnë shpërndarjen e kartave të identitetit dhe parave nga ana e drejtorit të Doganës së Tiranës Bujar Vukaj dhe mbështetësve të tij tek rruga “Josif Pashko”.
Në mesnatë drejtori i Doganës së Tiranës, Bujar Vukaj, nën shoqërinë e disa personave të tjerë kanë shpërndarë karta identiteti dhe para tek rruga “Josif Pashko”. Burime nga PS-së thojnë se me Vukajn ishte dhe Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, kandidati për deputet të Partisë Demokratike në Tiranë, Gazmend Dibra.
Këto burime thanë se simpatizantët e tyre kanë parë shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të parave dhe janë munduar ta ndalojnë, por ka ndërhyrë policia, e cila ishte në anën e personave që bënin shpërndarjen e kartave.
Katër të rinjtë e ndaluar dhe që mbahen në ambientet e Komisariatit Nr 3 të policisë së Tiranës, janë Elton Ddoci, Iris Martini,Besnik Marku, Ani Semaj.
Avokati Plarenc Ndreca ka shkuar në ambientet e Komisariatit të policisë për të marrë në mbrojtje të rinjtë. Në një prononcim për A1 Report, pas ndalimit të tyre Ndreca tha se po bën një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës dhe do kërkojnë shoqërimin në polici të drejtorit të Doganës së Tiranës Bujar Vukaj.
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)