E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, peshkonte me veshje nënujore, mbytet 41-vjeçari

VLORE – Një peshkatar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në afërsi të Karaburunit në Vlorë. Burime nga policia bëjnë të ditur se 41-vjeçari Gentian Mishtaku kishte dalë për të peshkuar me veshje nën ujore bashkë me dy peshkatarë të tjerë amatorë.

Mësohet se peshkatarët e tjerë janë përpjekur ta nxjerrin nga uji sapo panë që 41-vjeçari ishte në vështirësi dhe e nisën drejt spitalit rajonal të Vlorës, por ai nuk arriti të mbijetonte.

Shkaqet e mbytjes së 41-vjeçarit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›