Partia e Merkel: Statusi për Shqipërinë, pas zgjedhjeve 2013
Partia e kancelares gjermane Angela Merkel shpreh bindjen se statusi i vendit kandidat për Shqipërinë do mund të arrihet pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013. Në emër të partisë së saj, CDU/ CSU, zëdhënësi për politikë të jashtme Philipp Missfelder ka thënë për “DË” se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat, dhe pas zgjedhjeve do të diskutohet se si do ecet më tej.
“Unë mendoj, se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat. Pas zgjedhjeve ne do të diskutojmë, se si mund të avancojmë më tej me Shqipërinë. Për këtë ka kritere më se të qarta. Kriteret e Kopenhagës duhet të përmbushen. Dhe Shqipëria duhet të bëjë përparime sa i përket luftës ndaj korrupsionit, por edhe në sektorin e drejtësisë”, shprehet Missfelder.
Për sa i përket procesit të ardhshëm zgjedhor, ai shpreh bindjen se politika shqiptare do të respektojë kriteret e BE-së, duke krijuar një premisë të re për tu anëtarësuar në BE.
20 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Partia e Merkel: Statusi për Shqipërinë, pas zgjedhjeve 2013 burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP