E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia e Nikoliqit merr shumicën në parlament

Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë njoftoi se në bazë të votave të numëruara Partia Përparimtare Serbe e Tomisllav Nikoliqit ka marrë më shume vota në zgjedhjet parlamentare, 25.53 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Boris Tadicit fitoi 22.09 për qind të votave.

Në zgjedhjet parlamentare, sipas Komisionit zgjedhor votuan 59.98 të qytetraëve me të drejtë vote, ndëra fletëvotime të pavlefshme (listat e bardha) u shpallën  4.19 për qind.

Partia Socialiste e Ivica Daçiqit, fitoi 16.02 për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike e Serbisë e Vojisllav Koshtunicës 7.07.

Në zgjedhjet presidenciale, që po ashtu u mbajëtn në të njëjtën ditë, dy kandidatët më të votuar janë shpallur Boris Tadiq dhe Tomisllav Nikoliq, të cilët duhet të shkojnë në balotazh, meqë ansjëti nga ta nuk ka marrë mbi 50 për qind të votave.

Zgjedhjet në Serbi, mbyllen të gjitha vendvotimet

Në Serbi kanë përfunduar votimet për zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe ato lokale.

Për postin e presidentit kanë garuar 12 kandidatë në mesin e tyre Boris Tadiç dhe Tomisllav Nikoliç, të cilët pritet të shkojnë në balotazh.

Tadiç ka ngecur në sondazhet e opinionit, sidomos për shkak të gjendjes ekonomike në vend. Në zgjedhjet parlamentare, Partia Demokratike e tij pritet të përfundojë pas Partisë Progresive të Nikoliçit, i cili u shpreh shume optimist gjate momentit te votimit diten e sotme.

Por, megjithatë, analistët thonë se kampi pro-evropian ka më shumë shanse se blloku nacionalist për të formuar koalicionin e ri qeveritar.

Rezultatet e para preliminare priten në çdo kohë.

Zgjedhjet në Serbi, në dy orë, pjesëmarrja 6.6%

Në zgjedhjet e përgjithshme në Serbi duket se do të ketë një pjesëmarrje të lartë. Mediat vendase raportojnë se deri në orën 9:00 kanë votuar 6.6% e elektoratit. Kjo është shifra më e l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›