Berisha në Itali, sot takim me homologun Monti
Kryeministri Sali Berisha merr pjese ne punimet e Forumit Ekonomik shqiptaro-italian, ne kuader te vizites se tij ne Itali, ne te cilin u nis nje dite me pare.
Gjate vizites, axhenda e tij parashikon takime me personalitetet më të larta italiane. Sot ai do të zhvillojë një takim në Selinë e Këshillit të Ministrave, Palazzo Chigi, me Kryeministrin italian Mario Monti. Pas takimit, të dy homologët do të dalin në një konferencë të përbashkët për median.
Kryeministri Berisha do të pritet në një takim të vecantë në Quirinale, nga Presidenti i Republikës Giorgio Napolitano. Gjithashtu ai do të takohet në Montecitorio me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, z. Gianfranco Fini.
Gjatë vizitës, Kryeministri do ti drejtohet me një fjalë Forumit Ekonomik Shqipëria në Europë, mundësi të reja bashkëpunimi ekonomik dhe industrial për sipërmarrjet italiane, që zhvillohet në selinë e Confindustria-s, me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve italiane dhe shqiptare.
Sipas kryeministrise, në prezantimin e tij, Berishado të bëjë një ekspoze të përgjithshme të zhvillimeve dhe reformave ekonomike, fiskale dhe administrative, klimës së favorshme për biznes e investime, të potencialeve të Shqipërisë etj. Forumi do të përshëndet edhe nga Ministri italian i Punëve të Jashtme Giulio Terzi di SantAgata.