E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimet në Maqedoni e luginën e Preshevës, sot protestë në Tiranë

20-vjeçarja shqiptare e arrestuar per terrorizem ne Maqedoni

Sot në Tiranë mbahet një protestë në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë dhe luginës së Preshevës. Protesta paqësore, e cila është organizuar nga Lëvizja Shqipëria e Re, do të bëjë thirrje kundër konflikteve ndëretnike me moton Në mbrojtje të vëllezërve, motrave dhe nënave tona shqiptare në Maqedoni dhe Preshevë.

Ju ftojmë në aktivizimin e secilit prej jush për t`i treguar të gjithë botës se ne shqiptarët jemi gjallë dhe nuk e mbulojmë të vërtetën me heshtje, mosreagim dhe papërgjegjshmëri!”, thuhet në njoftimin e lëvizjes organizatore.

Protestuesit do të mblidhen fillimisht në bulevardin Dëshmorët e kombit, për të vijuar më pas marshin drejt Ambasadës Serbe dhe asaj Maqedonase.

Pas marshit, përfaqësuesit e kësaj organizate do të drejtohen tek Prokuroria e Përgjithshme dhe te selia e delegacionit të Bashkimit Europian, ku do të dorëzojnë denoncimet kundër ministres së Brendshme maqedonase, Jankullovska, dhe ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiç. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›