Partia e re, Topi: Të gjitha opsionet janë të hapura
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ftuar dje në emisionin “Tonight” të gazetares, Ilva Tare tha në mënyrë të qartë se sa kohë ushtron detyrën e kreut të shtetit nuk do të merret me krijimin e partisë së re. Por sipas tij pas përfundimit të mandatit presidencial në korrik të 2012-ës, të gjitha opsionet janë të hapura.
“Rishprehem sërish, nuk dëshiroj që gjatë periudhës që jam President të denatyroj detyrën e presidentit. Për këtë jam votuar dhe deri në ditën e fundit të dorëzimit të detyrës. Opsionet janë të hapura. Unë do t’i rikthehem jetës politike. Do të jem në politike. Unë e di që ka një frymë që diskutohet, që përcillte. Nuk mund të bëj shurdhin. Por deri në korrik të 2012, do të jem në zbatim të detyrimeve kushtetutës, pas këtij momenti opsionet janë të hapura”, u shpreh Topi.
Ai mohoi mundësinë e pajtimit me kryeministrin Berisha duke i kujtuar sulmet e ashpra për ngjarjen e 21 janarit të cilat tha se nuk do t’i harrojë kollaj.
Presidenti u ndal edhe tek negociatat mes dy qeverive Shqipërisë dhe Greqisë për paktin detar duke bërë të qartë se nëse shmanget nga ky proces, kjo marrëveshje nuk do të marrë miratimin e tij. “Së pari, nuk kam asnjë informacion zyrtar që kanë filluar negociatat. Së dyti, nëse do të kishte kaluar ajo marrëveshje në parlament pa marrë plotfuqinë e presidentit, ju siguroj se nuk do ta kishte marrë miratimin e presidentit. Edhe nëse po negociohet tani pa dijeninë time, do të kthehet. Gjithsesi nuk e besoj se negociatat kanë filluar”, tha Topi.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(ma.ar/BalkanWeb)