Rama: Në 2013 kandidat për kryeministër i PS, Islami ka shans të dytë
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama shpalli dje, projektin e tij, për tu bërë kryeministër i vendit, në krye të listës së deputetëve të PS-së në zgjedhjet e ardhshme politike.
“Listat e deputetëve do të bëhet kur t’i vijë moti dhe kur të vijë lista do ta shohim se kush do të jetë deputet. Respekti për të gjithë të tjerët më imponon që të mos flasim për vendin tim në listë. Unë do të jem në listën e deputetëve të Partisë Socialiste kandidat për kryeministër i opozitës dhe padyshim bashkë me të tjerët fitues i zgjedhjeve të ardhshme politike”, tha Rama.
Gjatë një interviste, dhënë gazetarit Alfred Peza, në emisionin “Debat”, në Vizion Plus, kreu socialist la të hapur një mundësi të dytë për deputetin e përjashtuar Kastriot Islami, duke thënë që, “Ka gjithmonë një shans të dytë për këdo dhe cilido ja lë të kalojë vetes mundësinë për të përfituar edhe nga shansi i dytë”.
Sa i përket mbështetjes së Fatos Nanos për postin e Presidentit, Rama tha se PS kërkon një proces për një President konsensual dhe nuk do të bjerë në lojën e emrave.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(ma.ar/BalkanWeb)