E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michelle Pfeiffer, puth divin 30 vjet më të ri në kinema

Michelle Pfeiffer ka qenë gjithnjë e pajisur me një bukuri tipike dhe në të njëjtën kohë unike. Ishte e tillë që nga fillimet e saj, që kur u bë e njohur në të gjithë botën me filmin Scarface. Është e tillë ende sot, në moshën 53 vjecare.

Kohët e fundit aktorja nuk kishte dalë shumë përpara kamerave, ndoshta sepse në Hollywood zonjat e njëfarë moshe marrin më pak oferta. Gjithsesi 2011-2012 për Michelle Pfeifer ka qenë një fitore. Meritë edhe e një puthje, ajo që, në ekran shkëmben me idhullin e adoleshenteve, 24 vjecari Zac Efron.

“Viti i Ri në New York” është titulli i komedisë sentimentale që del në këtë periudhë festash, ku interpretojnë ndër shumë yje të tjerë të kinemasë edhe Michelle Pfeiffer, ajo interpreton rolin e një gruaje në moshë që vendosë të rekuperojë kohën e humbur ndër vite dhe në këtë mision e ndihmon shoku i saj, i interpretuar nga Zac Efron, me të cilin në njëfarë pike të filmit shkëmbejnë një puthje.

Puthjen deklarojnë aktorët e kanë sugjeruar ata vetë, për ti shtuar pak piper komedisë.
Sipas Efron, puthja ka qenë momenti më i bukur i gjithë xhirimeve, një deklaratë shumë galante nga ana e tij.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›