Partia “e Topit” quhet Fryma e Re Demokratike, do lejohen fraksionet
TIRANE- Gazmend Oketa do të jetë kryetari i parë i partisë së re së qendrës së djathtë, e cila do të quhet “Fryma e re Demokratike”. Ajo do të shpallet zyrtarisht në datën 25 prill, ndërkohë që flitet se në përfundim të mandatit të tij presidencial, kryetar i saj do të zgjidhet, Bamir Topi. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot disa pjesë nga statuti i kësaj partie.
Kështu, statuti parashikon që kreu i partisë do të zgjidhjet sipas parimit ‘një anëtar një votë’. Kreu i partisë, si dhe krerët e rretheve, të zgjidhen jo më shumë se dy mandate, një formë kjo që siguron rotacionin e elitave dhe eliminimin e kryetarëve të përjetshëm të partive. Po ashtu, statuti siguron edhe një ndarje të mandateve ekzekutive me mandatet politike, çka do të thotë se një ministër nuk do të mund të mbajë post politik në parti. Kjo lëvizje e re politike, e cila pritet të mbledhë të pakënaqurit jo vetëm nga radhët e PD-së, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe mendimit ndryshe në parti, duke lejuar fraksionet, një lloj përgjigjeje kjo, ndaj akuzave drejtuar veçanërisht PD-së për mungesë lirie në parti. Ndërkaq, ka përfunduar gjithashtu edhe përgatitja e programit, platformës politike dhe ngritja e strukturave, ndërsa po intensifikohet puna për ngritjen dhe të strukturave të rinisë së kësaj partie, por dhe të forumit të grave.
Në të njëjtën kohë, drejtuesit e partisë po mendojnë që të aplikojnë për të qenë pjesë e PPEsë, si pjesë e partive të djathta. Por veçse me laps e me letër, për partinë e re po punohet edhe më bojë, pasi mësohet se në selinë e partisë, e cila do të zërë vend pranë “Pallatit të Kasmëve”, kanë përfunduar punimet për ambientet dhe tashmë ka mbetur vetëm mobilimi i zyrave për drejtuesit e partisë. Burime për “GSH” konfirmojnë se tashmë është përzgjedhur emri dhe logoja e partisë, e cila do të shpallet para një numri të madh anëtarësh, për t’ia lënë më pasradhënhapittjetër, regjistrimit pranë Gjykatës. Mësohet se aktualisht, emra të njohur të politikës që pritet të jenë në radhën e kësaj force politike kanë përfunduar statutin e partisë, i cili duket se synon të mbyllë disa plagë të vjetra në funksionimin e partive shqiptare.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)