Analisti Spahiu Qeveria e ka neglizhuar Veriun e Kosoves
Analisti dhe botuesi nga Mitrovica Nexhmedin Spahiu thote se qeveria e Kosoves e ka neglizhuar veriun e Kosoves duke u perqendruar me shume tek ceshtja e pavaresise dhe e njohjeve. Kryetari i Kuvendit te OJQ-ve ne Kosove tha sot ne nje interviste per Zerin e Amerikes se nga kjo neglizhence problemet jane renduar duke krijuar nje situate ku terrorizmi po troket ne dere. Zoti Spahiu tha se qeveria e Kosoves nuk duhet te perjashtoje asnje menyre per zgjidhjen e ceshtjes se Veriut ne bashkepunim me vendet mike te Kosoves por pa pritur qe cdo nisme te ndermerret prej tyre.