E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Seance e jashtezakonshme e parlamentit mbi situaten ne Mitrovice

Parlamenti i Kosoves u mblodh sot ne nje seance te jashtezakonshme per te diskutuar situaten ne veriun e banuar me shumice serbe. Seanca u mbajt pak dite pasi Parlamenti refuzoi nje kerkese te levizjes Vetevendosje per nje kerkese te tille pas zhvillime te fundit ne veriun e Mitrovices.

Tensionet edhe ashtu te larta u shtuan pas incidentit te tete prillit kur nje shqiptar humbi jeten nga pasojat e nje shperthimi ne nje lagje me popullate te perzier ne veriun e Mitrovices. Autoritetet e sigurise thone se gjendja aktuale ne Mitrovice eshte me e qete dhe jane shtuar patrullimet e policise dhe forcave paqeruajtese te NATO-s ne zonat e banuara me popullate te perzier ne veriun e ketij qyteti.

Situata atje ka nxitur debate ne Prishtine ku opozita po i ben thirrje qeverise te ndermarr vendime te vendosura.

Lidhja Demokratike e Kosoves vlereson se nuk jane qytetaret ata qe duhet te mbrojne veten e tyre familjet e tyre as ne veri e as ne pjese te tjera te vendit ky eshte obligim i institucioneve tona te sigurise vecmas te policise se Kosoves dhe prezences nderkombetare sic eshte EULEX-i dhe KFOR-i por sigurisht kjo nuk behet me dy police dhe nje kontejner ne raste te tilla dhe te mund te viktimizojme edhe policet tane dhe asgje me teper tha Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosoves.

Tash e kater vite e gjysme te drejtimit te qeverise nga ai kryeministri Thaci strukturat ilegale te Serbise jane toleruar vazhdimisht te veprojne terrorizojne vrane dhunojne e plackitin cdo gje shteterore publike e private ne ate pjese te vendit. Njelloj si ne kohen e qeverive te meparshme. Tash e kater vite e gjysme kjo qeveri e ka perkeqesuar cdo gje ne te cilen ka prekur por edhe ne ato aspekte ku ajo nuk ka vepruar fare. E tash deputetet e saj na therrasin ne seance per ta zevendesuar keshtu mungesen e veprimeve qeveritare e institucionale atje tha Visar Ymeri nga levizja Vetevendosje.

Akuzimi i Serbise per problemet ne territorin tone eshte ne menyre indirekte pranim i paaftesise per tu marr me ato probleme eshte pranim indirekt i paaftesise per te ndertuar shtet dhe institucione te afta per tu marr me problemin ne veri. Akuzimi i bashkesise nderkombetare per problemet ne veri eshte pranim i faktit qe qeveria ka deshtuar me iu mbush mendjen se eshte e afte per zgjidhjen e problemeve ne veri tha Ardian Gjini nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves.

Nderkaq zevendeskryeministri Hajredin Kuqi tha se zgjidhja e ceshtjes se veriut duhet te behet ne bashkerendim te veprimeve te institucioneve te Kosoves.

Hapat ne implementim ne duhet ti marrim do te jemi te pandalshem kriminelet do te vihen para drejtesise heret apo vone e drejtesia mund te jete e ngadalshme por nje dite ata do ti vihen para drejtesise. Hetimet qe po behen jo vetem per rastin e Selver Haradinaj por edhe hetime te tjera nje dite do ti ballafaqojme para drejtesise dhe drejtesia do te dominoj ne raport me Kosoven dhe ne raport me te tjeret dhe askush prej neve nuk duhet ti frikesohet logjikes qe nje dite do te veproje atje. Por cka jemi te kujdesshem besoj pozita dhe opozita na intereson suksesi dhe celesi i suksesit eshte bashkerendimi ne veprimet tona dhe veprimet tona nuk mund te arrihen ne veri pa u sfiduar tha zoti Kuqi.

Veriu i banuar me shumice serbe eshte skene e kundershtimeve me te ashpra ndaj pavaresise se Kosoves ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Prishtines. Zona kontrollohet nga strukturat e mbeshtetura nga Beogradi te cilet kane paralajmeruar mbajtjen e zgjedhjeve lokale te Serbise ne ate zone me gjithe kundershtimin e Prishtines por edhe vendimin e Beogradit zyrtar per te hequr dore prej tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›