Uashington Nje grup grash nga Kosova njihen me pervojen amerikane
12 gra nga Kosova ndodhen ne Uashington per te marre pjese ne nje seri takimesh dhe vizitash per ceshtje te ekonomise dhe te energjise. Ato vijne nga institucione shteterore nga biznese dhe nga organizata jo-qeveritare. Dje grate nga Kosova kaluan nje dite ne Kongresin amerikan per te pare nga afer se si punojne anetaret e Dhomes se Perfaqesuesve.
Grate nga Kosova paten mbreme nje pritje ne seline e Kongresit. Kishin ardhur disa prej anetareve te Dhomes se Perfaqesuesve me te cilet ato jane njohur gjate nje dite qendrimi ne Kongres.
Dhurata Prokshi kryeson zyren e organizates Caritas per Kosoven. Ajo pati rast te shoqeroje anetaren e Kongresit Jan Schakowsky.
Ajo ishte mjaft e informuar per gjendjen e shqiptareve dhe per rrjedhat historike neper te cilat kemi kaluar ne si popull. I pelqeu edhe ti beja disa vezhgime nga kendi im personal. Me kete rast pata mundesi te marr informacione rreth ngritjes se aftesive te gruas.
Neqoftese do te jetonim ne nje bote ku grate do te ishin ne udheheqje bota do te ishte me paqesore shprehet Jan Schakowsky anetare e Kongresit nga shteti Ilinoi
Jeane Schmit eshte anetare e Kongresit e cila kete vit pati rastin te vizitoje Kosoven.
Ju deshironi po ato gjera qe ne gezojme qe prej 200 vjetesh ne kete vend. Ju doni liri pavaresi dhe mundesine per ta bere vete fatin tuaj.
Gjate qendrimit ne Shtetet e Bashkuara grate nga Kosova kane patur takime dhe biseda per ceshtje te ekonomise dhe te energjise. Kane vizituar Banken Boterore dhe departamente te ndryshme te qeverise amerikane.
Grate i pershendeti edhe ambasadori i pare i Kosoves ne Uashington Avni Spahiu i cili po largohet nga ky post.
Jam shume krenar qe isha pjese e zhvillimit te metejshem te marredhenieve me Shtetet e Bashkuara dhe te forcimit te aleances dhe bashkepunimit mes dy vendeve.
Ne nje menyre ose ne nje tjeter keto vizita i ndihmojne grate te kuptojne se cfare perpjekje behen ne Shtetet e Bashkuara per te zgjidhur ceshtje konkrete.
Ilire Rizvanolli eshte pronare e nje restoranti ne Prishtine.
Si pronare restoranti ne kemi veshtiresi te gjejme punetore te kualifikuar per ti angazhuar ne kuzhine. Ne Kosove ka shume pak vende ku ato mund te trajnohen dhe kjo ishte ideja.
Nje grua e thjeshte ne Kosove ballafaqohet me mjaft sfida nder me kryesoret eshte papunesia e madhe shprehet zonja Dhurata Prokshi.
Prandaj qellimi i disa prej planeve me te cilat keto gra do te kthehen ne Kosove eshte se si te zbuten probleme te tilla.