Partia nacionaliste Sinn Fein dënoi sulmin
Helsinki - Partia nacionaliste irlandeze, "Sinn Fein" dënoi dje sulmin kundër një baze të ushtrisë britanike në Irlandën e Veriut, duke deklaruar se Republikanët kanë detyrimin që të kundërshtojnë "akte të tilla të padrejta dhe jo produktive". "Personat përgjegjës për këtë akt nuk kanë as mbështetje dhe as strategji për të arritur një Irlandë të bashkuar", theksoi përmes një deklarate Gerry Adams, presidenti i partisë "Sinn Fein".
"Synimi i autorëve të këtij sulmi është të rikthejnë ushtarët britanikë në rrugë. Ata synojnë të shkatërrojnë progresin e arritur së fundmi dhe zhysin Irlandën sërish në konflikt", deklaroi Adams.
"Synimi i autorëve të këtij sulmi është të rikthejnë ushtarët britanikë në rrugë. Ata synojnë të shkatërrojnë progresin e arritur së fundmi dhe zhysin Irlandën sërish në konflikt", deklaroi Adams.