E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia do të minimizojë tensionet mes SHBA dhe Iranit

Ankara - Ministri i Jashtëm turk, Ali Babaxhan deklaroi pas takimit me sekretaren amerikane e Shtetit, Hillari Klinton dhe para nisjes drejt Teheranit, se Turqia po përpiqet të minimizojë tensionet me SHBA-së dhe Iranit. Turqia, e vetmja anëtare e NATO-s me popullsi kryesisht myslimane, është ofruar të kontribuojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me SHBA-në, aleate e saj, dhe fqinjit të saj Iranit në lidhje me programin bërthamor të Teheranit.

Kllinton deklaroi gjatë një interviste në një televizion turk se SHBA-ja do t'i kërkonte Turqisë të kontribuojë në progresin e planit të presidentit amerikan, Barak Obama për programin bërthamor të Iranit.

Babaxhan, i cili zhvilloi bisedime me Kllinton në Ankara, do të vizitojë Iranin gjatë zhvillimit të një takimi të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik, që do të drejtohet nga presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›