E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji per pronat kushtetues - do te penalizohen shkelesit

23-09-2010 / Gazeta 55

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj

Hartuesi i ligjit te pronave i cili u votua pak dite me pare ne Parlament Enkelejd Alibeaj deklaroi se ligji nuk eshte kurrsesi ne shkelje me Kushtetuten dhe se drafti
synon te rregulloje ato deformime te krijuara nder vite nga Agjencite e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te cilet rendojne drejtperdrejt mbi ish-pronaret.
Eumlshte ligj i cili ne thelbin e vet nuk ben gje tjeter vetem krijon nje mekanizem per te korrigjuar vendimet e dhena me pare nga AKKP. A ka ndodhur ndonjehere ne Shqiperi qe AKKP apo KKP te kene gabuar ne dhenien e prones Nuk ka shqiptar qe te mos thote jo...Po ka gabuar. Dhe gabimi eshte nga minimal njerezor deri edhe tek kriminal vjedhja. Pikerisht per kete do te duhej qe shteti administrata te ndermarre kete mekanizem korrigjues u shpreh deputeti Alibeaj.
Nisur nga reagimet e dy diteve me pare te disa shoqatave te ndryshme se mazhoranca synon qe me kete ligj te bllokoje pronaret shqiptare qe ti drejtohen gjykates se Strasburgut sipas Alibeajt ky eshte nje keqinterpretim dhe si hartues i ligjit sqaron se cfare parashikon realisht drafti ne kete pike.
Nese nje individ mund ti drejtohet sistemit gjyqesor absolutisht mund ti drejtohet dhe gjykates se Strasburgut. Ne thelbin e vete gjykata e Strasburgut kur ka cenuar vendime te sistemit te brendshem gjyqesor shqiptar ka thene pikerisht se shteti shqiptar duhet te gjeje zgjidhje. Dhe zgjidhje jep pikerisht ky ligj. E kunderta pra ky ligj jo vetem qe nuk i pengon qytetaret te shkojne ne Strasburg por ben nje zbatim te vendimeve te Gjykates se Strasburgut. Pengon shqiptaret te shkojne ne Strasburg po ne kuptimin qe ju jep mundesi zgjidhje problemeve te tyre ketu brenda para se te shkohet ne Gjykaten e Strasburgut deklaroi Alibeaj.
Opozita do ta perqendroje debatin e saj diten e sotme ne Parlament kunder miratimit te ligjit per pronat. Por nga ana tjeter qendrimi i mazhorances eshte se ligji perputhet plotesisht me Kushtetuten dhe se opozita duhet te kishte shprehur pajtimin e saj me draftin e demokrateve. Paralajmerimet per adresimin e ligjit drejt Gjykates Kushtetuese jane thjesht ecejaket e cuditshme te Edi Rames per te kthyer ne nje gangrene perplasjesh institucionale cdo ceshtje per te cilen ai seshte i afte te perballet politikisht. Po ashtu presionet e eksponenteve te PS-se te cilet kane gjalluar prej vitesh te tera ne politike duke qene edhe ish qeveritar te dikurshem te saj do mundohen te minimizoje sa te mundin zbardhjen e vendimeve abuzive te pronave.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›