E Diel, 1 Nëntor 2026

Gati marreveshja per trafikun ajror te tjera marreveshje ne te ardhmen

23-09-2010 / Gazeta 55

Haxhinasto takon edhe homologun e tij te Omanit Al Busaid

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ka takuar dje kryetarin e Delegacionit te Ministrise se Puneve te Jashtme te Omanit Sayyid Badr bin Hammad Al Busaid. Gjate qendrimit te tij ne Nju Jork ne kuadrin e pjesemarrjes ne sesionin e 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto u takua me Kryetarin e delegacionit te Ministrise se Puneve te Jashtme te Omanit Sayyid Badr bin Hammad Al-Busaid.
Gjate takimit u shpreh kenaqesia per marredheniet e mira ekzistuese midis dy vendeve dhe u nda mendimi per nevojen e intensifikimit e konkretizimin e metejshem te tyre ne te gjitha fushat me interes te perbashket.
Ne kete kuader ministri Haxhinasto u shpreh se eshte koha e duhur qe krahas nenshkrimit sa me te shpejte te marreveshjeve tashme ne proces midis dy vendeve sic eshte ajo per trafikun ajror te pergatiten edhe marreveshje te tjera me synim plotesimin e kuadrit te bashkepunimit ekonomik te tilla si ajo e eliminimit te taksimit te dyfishte dhe e mbrojtjes se ndersjelle te investimeve.
Gjithashtu ministri Haxhinasto sugjeroi fillimin sa me pare te bisedimeve per lehtesimin e levizjes se ndersjelle te shtetasve duke filluar me heqjen e vizave per mbajtesit e pasaportave diplomatike e te sherbimit.
Ministri Haxhinasto e njohu Al Busaid me ecurine e procesit te integrimit evropian te Shqiperise dhe politiken e saj te fqinjesise se mire me te gjitha vendet e rajonit ne funksion te synimit te perbashket te integrimit evropian.
Gjate takimit bashkebiseduesit shkembyen pikepamjet e mendimet e tyre lidhur me ceshtjen e Kosoves. Ministri Haxhinasto shprehu besimin se pas shpalljes se Opinionit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe Rezolutes se Asamblese se Pergjithshme te OKB vendet e ndryshme do te reflektonin pozitivisht duke e njohur edhe formalisht kete realitet te pakthyeshem duke dhene keshtu nje kontribut te vyer jo vetem per popullin kosovar por edhe per stabilitetin e prosperitetin e gjithe vendeve te rajonit. Nga ana e tij Al Busaid u shpreh i gatshem per te pritur ne nje takim Ministrin e Puneve te Jashtme te Kosoves.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›