E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia ka permiresuar klimen per biznesin

23-09-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha takohet me perfaqesues te Dhomes Shqiptaro-Amerikane e Tregtise

Ne diten e trete te vizites se tij ne Nju Jork kreu i qeverise Sali Berisha zhvilloi nje takim me perfaqesues te Dhomes Shqiptaro-Amerikane te Tregtise. Gjate takimit kryeministri Berisha i njohu me reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare per krijimin e nje klime lehtesuese dhe te favorshme per biznesin ne Shqiperi ne terheqjen e investimeve te huaja dhe dhenien e garancive per investitoret e huaj.
Nder te tjera kryeministri Berisha beri nje ekspoze te potencialeve te Shqiperise dhe fushave ne te cilat mund te investohet si ne energji turizem infrastrukture etj..
Perfaqesuesit e Dhomes Shqiptaro-Amerikane te Tregtise paraqiten interes te vecante lidhur me kuadrin rregullator per investimet e huaja direkte ne Shqiperi si dhe mundesite e investimit dhe partneritetit.
Ne kete aspekt interes dhe vleresim te madh nga ana e tyre pati per ndryshimet e reja ne legjislacionin shqiptar ne lidhje me garantimin e investimeve te huaja ne Shqiperi si edhe per instrumentet e tjera ligjore te cilat permiresojne klimen e biznesit dhe investimeve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›