Partitë dhe demokracia në Shqipëri
1 . Të gjithë e dimë pak a shumë se si ra në vitet ‘90-të rendi politiko-ekonomik botëror i vendosur informalisht në Jaltë e më pas i zyrtarizuar nga Konferenca e Paqes e Parisit, ku u përfshi edhe Shqipëria. Në vitet ’70-të u dorëzua teknikisht sistemi monetar i Breton Woods-it me marrëveshjet smithsoniane ku etja për kartëmonedhë në shkëmbim të arit të zi apo për petrodollarë e braktisi kontratën mbi konvertueshmërinë e kartëmonedhës së dollarit me flori. Ky parim kishte qenë shpëtim për kontrollin e numrit të njerëzimit në shekujt e fundit të epokës së bankingut, pasi nuk lejonte një hedhje energjie të tepërt në formë kartëmonedhe mbi ekonominë. Jo inflacioni i pa mbështetur në ar, por avancimi teknologjik kishte shërbyer për rritjen e të ardhurave nëpërmjet rritjes së rendimentit e uljes së kostos së mallrave.
2) Pas kësaj ndërhyrjeje sqaruese, le të përpiqemi të shohim se çfarë ka ndodhur me sistemin pluripartiak dhe demokracinë në Shqipëri në këto 22 vjet. E dimë se dy partitë e vjetra të tranzicionit u krijuan fillimisht njëra nga studentët dhe pedagogët (PD) dhe tjetra nga trashëgimia e PPSH-së (PS-ja) duke bërë një kongres dhe duke ndërruar thjesht emrin dhe kryetarin e saj të ri, z. F.Nano, pasi kryetari i vjetër dhe suksesori i diktatorit E.Hoxha, R.Alia, ishte bërë presidenti i parë i RSH-së dhe ishte ‘distancuar’ nga posti partiak. Ramiz Alia po përpiqej ta imputonte pluripartitizmin edhe po të mos ishin ngritur studentët, i trembur për vdekje nga ngjarjet në Rumani dhe vrasja makabre e Çausheskut, nëpërmjet ‘rripave të transmisionit’ të PPSH-së, siç ishin bashkimet profesionale. Gjithsesi, dihet se ‘de facto’ z.Alia ishte themelues i të dyja partive dhe kuratori i sistemit të vjetër me një fasadë pluraliste edhe për disa vjet, madje me pasoja edhe deri sot, për shkak se ish-komunistët e të dyja partive dinë ta suportojnë edhe sot mirë njëri-tjetrin në zbatim të programit emblematik dhe sistemit imunitar që ndërtoi sistemi i vjetër për të mbijetuar dhe pastaj për t’u pasuruar e sunduar sipas projektit të Katovicës, i cili në Shqipëri është zbatuar ndoshta më mirë se në çdo vend tjetër të lindjes. Baza e Katovicës natyrisht që tek ne ka qenë Ligji 7501 mbi tokën bujqësore dhe ligjet e ndryshme mbi trojet, të cilat u grabitën prej kaosit ligjor nga militantët dhe ardhja e migratorëve, çka dëmtoi interesat e ish-pronarëve para vendosjes së komunizmit. Ligji 7501 natyrisht që e kalon ligjin e sekuestrimeve dhe Reformës Agrare komuniste, pasi ky ligj shpërndau falas edhe rreth 350 mijë hektarë tokë bujqësore, të cilat ishin shtuar në fondin e tokës bujqësore të trashëguar në vitet ’50, pas tharjes së kënetave të ndryshme e shpyllëzimeve të mbi 400 mijë ha dhe kjo tokë e kategorisë e cila mund të posedohej nga shteti duke u dhënë me qira ose të shitej në interes të përgjithshëm, iu fal në fakt militantëve të të dyja partive, për t’i pasur ata si kontingjent të tyre mbështetës. Gjithashtu këto dy parti lanë të zaptohet me militantët e tyre dhe po lejojnë të shkatërrohet ekosistemi bregdetar duke shkatërruar mbi 50 mijë hektarë pyje të mbjella në bregdet.
3) Për të siguruar pushtetin, ish-komunistët e të dyja partive të vjetra të tranzicionit - sidomos PD-ja, e cila mund të quhet ‘Bashkimet e vjetra Profesionale’ të PPSH-së (të ngjashëm nga veprimet me bashkimxhinjtë e A.Rustemit) - kanë përdorur të gjitha metodat, që nga bashkëpunimi me shërbimet e ndryshme inteligjente të brendshme e të jashtme deri te terrori dhe vrasjet, si për të marrë dhe ruajtur pushtetin partiak, ashtu dhe qeverinë a institucionet e tjera të rëndësishme shtetërore. Do të ngelen në kujtesën tonë ngjarje të tilla në funksion të pushtetit me çdo kusht, si: Masakra e 2 prillit ’91 në Shkodër, rrahjet barbare të liderëve të opozitës (gjatë sundimit të Presidencës së Berishës, SHIK-ut të Gazidedes dhe policisë së A.Musarajt dhe sidomos gjeneral A.Shehut), vrasjet politike nga SHIK-u si ato të R.Hoxhës, vrasja e liderit të studentëve të dhjetorit, A.Hajdari, vrasja e deputetit socialist F.Xhindi, tragjedia e Gërdecit e shkaktuar nga pangopësia dhe korrupsioni i shkallës më të lartë, 3 vrasjet e 21 janarit pranë Kryeministrisë gjatë një kurthi me protestues në luftën për pushtet brenda dy fraksioneve të Ramizit - ‘bashkimxhinjve’ blu dhe komunistëve rozë - të nxitura këto edhe nga shërbimet e huaja për ta mbajtur pas derdhjes së gjakut lidershipin e tyre peng nëpërmjet sistemit të akuzës dhe të drejtësisë, i cili synohet të kapet nga ndërkombëtarët me manovrime qoftë edhe ekstraligjore, duke ia hequr nga dora mazhorancës këtë instrument që do t’i lejonte ta bënin gjumin rehat liderët politikë zullumqarë kur të dilnin në pension dhe kësisoj t’ia hidhnin paq, edhe pse duart i kanë të zhytura jo vetëm në shpërdorim detyre, korrupsion dhe vjedhje, por edhe në gjak. Por maja e poshtërsive të këtyre dy partive të vjetra natyrisht që ngelet viti ’97, që s’ka penë t’i përshkruajë dramat e tragjeditë e shqiptarëve. Po kështu edhe akuzat mbi përgjimet e deputetëve dhe vetë krerëve të SHISH-it nga qendra kulte të brendshme të mazhorancës para disa muajsh duket se ishin një Watergate skandal shqiptar dhe përbënte një precedent të rëndë për të dhënë dorëheqjen e kryeministrit. Duket qartë se nga frika e këtyre bëmave po vepron z.Berisha për t’u çliruar nga demonët e tmerrit me synim një pension të qetë, kur brenda gjysmë muaji ndërroi shumë titullarë të lartë me beniaminë të tij, ku spikat kreu i ri i SHISH-it. Por maja e betejës së Berishës natyrisht që do të jetë ndërrimi i Prokurorit të Përgjithshëm meqenëqë organi i akuzës të mos përdoret nga askush kundër tij dhe t’u vërë një kapak të artë të gjitha problemeve dhe pasojave që solli qeverisja “Berisha” në këta 22 vjet dhe ai të shpëtojë pa lagur, bashkë me lëkurën e tij, edhe trofetë familjare të betejave të tij të palavdishme. Sepse z.Berisha e sheh shumë mirë se si po vuajnë në pension disa ish-homologë të tij në Kroaci, Rumani, Francë e Gjermani.
4) Tashmë të gjithë flasim dhe e kuptojmë se liderët aktualë i sundojnë dy partitë e tyre me grusht të hekurt dhe brenda radhëve të tyre nuk funksionon demokracia e brendshme, çka sjell bllokimin e qarkullimit relativ të elitave drejtuese të saj dhe kriminalizimin e jetës politike në vend, realizimin e mazhorancave me çdo çmim, frikën nga shteti ligjor (duke e ditur se janë të përkohshëm), etj. Por një demokraci e tillë mund të ulte nivelin e shtetarëve të lartë, sidomos në politikën e jashtme, për shkak të mungesës së eksperiencës dhe amatorizmit. Krahas dobësive që ka sistemi demokratik ndaj sistemeve të tjera organike, të parat kanë mundësi të korrektojnë mungesën e demokracisë së brendshme të partive nëpërmjet filtrit të dytë që është demokracia e gjerë popullore për të shtënë në dorë pushtetin dhe fuqinë e makinerisë shtetërore. Në diktatura ose në sistemet organike me një parti, një mekanizëm i tillë mungon, pasi mund të mungojë vetë parlamentarizmi ose kandidaturat vijnë vetëm nga një parti dhe zgjedhësit s’kanë alternativa të tjera të ndryshme në thelb. Ndërsa në perëndim kanë një rol dominues mbi partitë grupet e ndryshme nga shoqëria civile, të organizuara qoftë në struktura legale, qoftë edhe në struktura të rëndësishme okulte, por me peshë mbi zhvillimet e brendshme politike dhe nivelin e demokracisë së brendshme nëpërmjet infiltrimit të kuadrove të tyre mbi partitë politike. Një mekanizëm i tillë ligjor ose ekstra ligjor nuk ekziston ende në Shqipëri, pasi tek ne nuk ka shumëkombëshe zëmëdhaja, as të huaja që të operojnë në Shqipëri e as shumëkombëshe me aksionerë shqiptarë, qasja identitare e të cilëve të ishte mbinacionale dhe ata të organizoheshin në mënyrë piramidale me disa qendra të tjera dhe OJF të fuqishme e me ndikim në shumë vende të botës si offshore të tyre. Të tilla qendra me ndikim mbi qeveritë dhe politikanët janë CFR, RIIA etj., të cilat kanë degë në Indi, Kanada, Australi etj. Këto think tank-e përbëhen nga ‘aksionerët’ e vërtetë e të padukshëm të pushtetit real kurse politikanët janë ca administratorë të përkohshëm. Pra në Shqipëri ende e sundon politika partiake ekonominë dhe shoqërinë civile të paangazhuar në drejtim të perfeksionimit të mekanizmave demokratike partiake dhe shtetërore nëpërmjet të cilave mund të kapej shumë lehtë për zverku një plak rrënjëngulur e me qasje bolshevike ndaj pushtetit si Berisha dhe ta shporrin atë nga jeta politike duke i çliruar partitë, institucionet dhe ekranet mediatike nga tipa të tillë të babëzitur e të pangopur me të gjitha pushtetet. Këto mekanizma natyrisht nuk mund të lejonin shkelje statutore edhe nga tipa si z.Rama në PS të cilët vetë shkruajnë rregulloret e vetë i shkelin me të vetmin nord të busullës së tyre, qëndrimin e përjetshëm edhe kur humbasin në krye të partisë, kësaj trampoline drejt kreut të mazhorancave me synim pushtetin politik, mediatik dhe kryesorin, atë ekonomik. Këta liderë i kanë kthyer partitë e tyre në reparte ushtarake. Me ndryshimin e sistemit zgjedhor në vitin 2008 nga një dashuri e shkurtër vrastare midis Berishës dhe Ramës, ku ofertat për të zgjedhurit në Kuvend ndaj zgjedhësve janë të kategorisë absolute (pasi këta votojnë vetëm për liderin partiak dhe jo për individët-ushtarë që shkojnë e votojnë ligjet në Kuvend), sistemi ynë politik është kthyer në një sistem gjysmë organik e gjysmë parlamentar. Edhe të huajt natyrisht që e mbështetën këtë vendim, pasi atyre iu intereson mungesa e demokracisë së brendshme partiake me qëllim që t’i kenë sa më të kapur këta politikanë jetëgjatë me shumë litarë nëpër këmbët e tyre mëkatare e duke i kërcënuar, kësisoj, për t’u bërë atyre sa më shumë lëshime; përndryshe ata do të kishin shumë kundërshtime nga rishtarët e herëpashershëm të partive dhe institucioneve të cilët nuk do të ishin të trysnuar nga e kaluara e tyre mëkatare. Dihet se me politikanët jetëgjatë mëkatarë dhe diktatorët pleq është si me kurvat e vjetra; ato deri sa vdesin mbeten kurva, nëse do të kishin rast dhe oferta të reja për të kurvëruar, qoftë edhe një natë para vdekjes.
5) Pra kur shoqëria e organizuar civile dhe subjektet e fuqishme të ekonomisë e dominojnë shoqërinë politike dhe partitë me anë të disa mekanizmave imune, mekanizma të cilat e ruajnë të fortë demokracinë e brendshme partiake, natyrisht që sistemi i fuqishëm dypartiak do të ishte më efektiv për pasojat e përgjithshme që do të prodhonte mbi ekonominë, rendin, sigurinë, dinjitetin e shtetasve të qeverisur dhe politikën e jashtme sa më sovrane, në kuptimin relativ të kësaj fjale. Por në rastin kur këto kategori influente mungojnë dhe kësisoj rrezikohet monopolizimi i gjithë produktit kombëtar dhe përfitimeve shoqërore nga një oligarki agresive e miksturë politiko-mediatike-ekonomike e pështirë si kjo oligarkia e sotme Berisha-Frangaj-Mane, atëherë elita e shoqërisë ka nevojë të organizohet për të nxjerrë struktura të tjera paralele nëpërmjet forcimit të valvulës tjetër popullore që sjell superioriteti i sistemit parlamentar pluralist, që janë votimet e përgjithshme. Nëpërmjet sistemit zgjedhor të instaluar më 2008-ën dhe këtij Kodi elektoral të votuar para disa muajve nga deputetët e dyshes vrastare PD-PS, dy liderët zemërkazmë dhe të pangopur Berisha-Rama, si pasardhës nga ata me pardesy të bardha të marra nga rekuizita e Sigurimit të Shtetit dhe KQPPSH-së gjatë vendosjes së fasadës demokratike parlamentare të sistemit të ri në pranverë të ’91-it, në zbatim të Katovicës dhe si dy dishepuj të Ramizit, u përpoqën ta thërrmonin sa më shumë valvulën e dytë demokratike të zgjedhësve dhe vullneti i tyre i plotë i partive-ushtri, të shtrihet edhe në institucionet shtetërore dhe këto institucione të mbushen, nga roja e deri te drejtorët, me militantë që flasin një gjuhë me dialekt tropojan a labërisht, sipas rastit të sundimit të PD a PS. Mëkat i rëndë! Se përveç të tjerave, këto dy parti e ndanë elektoratin edhe sipas dialekteve dhe hartën elektorale të fitoreve përkatësisht në gegëri dhe toskëri dhe ky është një tjetër mëkat i madh që do vite të fshihet e të zhduket.
6) A reagojnë shoqëritë e emancipuara kundrejt autoritarizmit të liderëve të tyre politikë që i zhysin në kaos? A mund të shfajësohen liderë të tillë si Berisha, Nano, Rama, Meta, për të gjitha zhgënjimet e shqiptarëve dhe gjendjen e vështirë të ekonomisë, rendit e sigurisë së tyre dhe mungesën e shtetit ligjor në përgjithësi? Apo vallë fajin e ka vetë populli ynë për këtë gjendje ku ai ndodhet e liderët tanë duhen falënderuar tash pas 22 vjetësh që na qeverisin mirë? A ka qenë shteti një motiv frenues mbi ekonominë dhe prosperitetin për shkak të ineficencës dhe diletantizmit të korruptuar apo fajin e ka paaftësia e sistemit privat për të gjeneruar progres? P.sh në Greqi, shoqëria greke reagoi për pasojat që kishin sjellë dy partitë e mëdha të vjetra në raport me krizën e madhe financiare dhe borxhin e rëndë publik grek, duke e dobësuar si ndëshkim fuqinë elektorale të këtyre partive të përkthyer me vende në Parlamentin e sotëm.
7) Natyrisht që edhe shqiptarët duket se do të reagojnë pas krijimit të disa partive të reja shqiptare të cilat japin shpresë për gjallërimin e mekanizmave
demokratike, rotacionin e elitave politike dhe ecjen drejt një shteti më të drejtë, të shanseve të barabarta për të gjithë qytetarët e grupet e interesit, të një shteti që mund të krijojë prosperitet më të mirë ekonomik nga shpërndarja më e drejtë e pasurive kombëtare në kuptimin e shanseve dhe kësisoj të një shteti që prodhon më shumë rend e siguri për qytetarët, më shumë dinjitet për turistët dhe emigrantët shqiptarë, një shtet që bisedon me homologët e vet të huaj mbi një paritet më të spikatur në krahasim me nënshtrimin e sotëm prej lakeu, për një shtet që ka si far të anijes së vet integrimin e të gjithë shqiptarëve në rajon dhe jo interesat e disa hajdutëve të paskrupullt që ka prodhuar mungesa e demokracisë së brendshme partiake dhe gjumi letargjik 20-vjeçar i zgjedhësve për ta rregulluar këtë defekt të shoqërive politike minore. 2013-ta po afron dhe këta do të ndalen, megjithëse i kanë siguruar vetes shumë avantazhe ligjore, organizative, financiare (ata do përpiqen të na blejnë me paret e vjedhura nga xhepat tanë) dhe do përpiqen ta ndalojnë me çdo kusht ngjitjen e forcave të reja. Ata e dinë se hipoteka kriminale e së shkuarës mund t’u cenojë të ardhmen, ndaj do përpiqen me çdo kusht dhe çdo mjet të ruajnë avantazhin e fituar me stafetë prej R.Alisë. Mundja e këtyre kopukëve duket se do të jetë e thellë nga vullneti demokratik popullor që të mos ketë manovrim i cili t’i shpëtojë.