E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkeqësohet shëndeti i Timoshenkos, transferohet në spital

Ukrainë- Liderja e opozitës ukrainase, Julia Timoshenko ka mbërritur sot në një spital të Kahrkiv ku do të trajtohet për dhimbjet në kurriz.

Lajmi konfirmohet nga BBC e cila citon dëshmitarët që thanë se Timoshenko do të trajtohet nga mjekë gjermanë dhe se hyri nga një dera e pasme e spitalit në gjëndje të rëndë.

Ajo është transportuar në spital me barrelë teska mbështetësit thërrisnin ‘Liri për Julian’. ‘Timoshenko vuan nga dhimbje të kurrizit dhe ka humbur 10 kg nga greva e urisë’- sipas vajzes së saj, Yevgenia Timoshenko.

Zonja Timoshenko ka qënë në një grevë urie pasi akuzoi rojet e burgut se e kanë qelluar gjatë një përpjekjeje të hershme për ta çuar në spital. Shqetësimi mbi trajtimin e saj ka shkaktuar tensione diplomatike brenda BE-së.Ukraina të martën shtyu një samit evropain pasi udhëheqësit njoftuan se do ta bojkotojnë atë pikërisht lidhur me rastin ‘Timoshenko’.

Ekziston edhe një kërcënim që liderët evropiane të bojkotojnë edhe Euro 2012, ndeshjet e të cilit do të mbahen muajin e ardhshëm në Ukrainë. Julia Timoshenko u dënua më 7 vjet burg në Tetor për abuzim më pushtetin gjatë kohës kur ishte kryeministre e Ukrainës.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›