E Diel, 1 Nëntor 2026

BQE kercënon Greqinë: Zbatoni paktin ose jashtë nga Euro

Evropë- Në kushtet e një vakumi politik në Greqi, teska partitë orvaten për të krijuar një koalicion qeverisës në parlamentin grek, Banka Qendrore Evropiane është e prerë në kërkesën e saj kur thotë se nuk ekziston asnjë mundësi që Greqia të shmangë marrëveshjen e saj të kreditimit pasi përndryshe do të dalë nga Euro.

Teksa radikalët e majtë të Syriza kanë marrë mandatit dhe po përpiqen të negociojnë për formimin e qeverisë  BQE nuk bën asnjë lëshim ndaj deklaratave të kësaj force politike e cila ka premtuar të rrëzojë marrëveshjen që ka Greqia me Trojkën evropiane për të shpëtuar vendin nga falimenti.

Zyrtari i Bankës Qendrore Evropiane, Gerg Asmusen në një deklaratë la të hapur mundësinë se Greqia rrezikon të mos marrë këstin e rradhës të kreditimit, i parashikuar të jepej në muajin Maj. Kaosi politik në Greqi ka ndikuar në tregjet financiare të cilat kanë shfaqur klimë negative të shoqeruar prej kohesh edhe nga trazirat sociale në vend.

Ka qënë New York Times që raportoi se në Gusht shteti grek mund të falimentojë në mënyrë kaotike nëse nuk qeveriset dhe dy superfuqitë botërore Gjermania dhe Franca do të preken së tepërmi. Sot kreu i Syriza, Alexis Tsipras do të takohet me dy partitë e medha pro marrëveshjes së shpëtimit, Pasok dhe Demokracia e Re. Nëse të dyja palet nuk bien dakort Greqia mund të përballet me zgjedhje të reja në mujain Qershor.

Demokracia e Re mori më pak se 19% të votave nga 33.5% që mori në zgjedhjet e kaluara teska Pasok ka rënë nga 43% në 13 %. Në Mars të dyja palët mbështetën kushtet e marrëveshjes së dytë të BE/FMN-së e miratuar nga qeveria teknokrate e Lucas Papadhimos por masat e forta shtrënguese që kanë prekur popullin grek gjatë muajvë të krizës sollen edhe rënien e besimit të publikut ndaj partive që firmosen marrëveshjen me Brukselin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›