Viktimat e Otrantos, familjarët: Nuk do të votojmë
Familjarët e viktimave të Otrantos nuk do të votojnë në zgjedhjet e 28 qershorit. Kjo ka qenë deklarata e bere nga përfaqësuesja ë familjarëve të viktimave qe humbën jetën në këtë tragjedi. Një vendim ky i marre prej për shkak të neglizhencës së qeverisë
VLORË- Familjarët e viktimave që humbën jetën në tragjedinë e Otrantos nuk do të votojnë në zgjedhjet e 28 qershorit. Kjo ka qenë deklarata e bërë prej familjarëve, vendim ky i marrë prej tyre për shkak të neglizhencës së qeverisë shqiptare e cila ka lënë në harresë prej 12 vite me radhë këtë çështje. Familjarët shprehen se kanë kërkuar takim me vetë kryeministrin Berisha, por s’kanë marrë asnjë përgjigje.
“Nuk do të marrim pjesë në votime, në mbështetjen tonë janë dhe të afërm, pra rrethi miqësor i 81 të mbyturve të Otrantos, për arsye se nuk kemi pasur asnjëherë mbështetje nga shteti. Dëmshpërblimi i cili është akorduar që në vitin 2000 nuk ka mbërritur akoma tek familjarët. Ne kërkojmë të mbahet përgjegjësi ndaj këtyre personave që luajnë me njerëz të pafajshëm”- shprehet një ndër familjarët e viktimave.
Lavdie Maliqi e cila ka humbur 4 pjestarë të familjes së saj shprehet se shumë herë janë zhgënjyer duke marrë vetëm premtime boshe. “Nuk është llogaritur që ne jemi njerëz të shteti shqiptarë, unë nuk votoj mbi 90 veta që nuk votojmë”- u shpreh Lavdija.
28 marsi i vitit 1997 do të ishte viti ogurzi për 81 viktimat që humbën jetën në tragjedinë e Otrantos ndër ta dhjetra gra e fëmijë në anijen e vdekjes. Bilanci i tragjedisë ishte i rëndë 57 viktima, 24 të humbur dhe 34 të mbijetuar. Pas 12 vjetësh nuk po gjen ende zgjidhje enigma e tragjedisë së Otrantos, e cilësuar si ngjarja më e rëndë që preku familjet vlonjate.
(a.r/news24/balkanweb)