Kontesti i emrit të Maqedonisë, Nimiç vjen sot në Shkup

Ndërmjetësi i OKB-së për kontestin e emrit të Maqedonisë, Metju Nimiç pritet të mbërrijë sot për vizitë në Shkup. Nimiç do të vizitojë sot Shkupin dhe më pas Athinën për t`i dhënë një shtytje procesit të negociatave për zgjidhjen e kontestit të emrit.
Të dyja palët deri tani nuk kanë dhënë detaje lidhur me nxitjen e procesit të zgjidhjes.
Ndërkohë mediat greke shkruanin ditën e djeshme se vendasit nuk janë aspak optimistë për vizitën e Nimiçit në Athinë. “Vizita e re e Nimiç, ndoshta, do t`i japë një impuls të ri negociatave, por vështirë është se do të zhbllokohet plotësisht klima e ftohtë që ekziston midis Athinës dhe Shkupit”, shkruante dje gazeta “Kathimerini”.
Por, vizita e diplomatit amerikan Nimiç akoma vazhdon të jetë nën hijen e krizës së brendshme dhe trazirave që kanë shpërthyer në Greqi nga kriza financiare. “Kathimerini” shkruan më tej se linja e kuqe midis Athinës dhe Shkupit nuk lë mundësi dhe hapësirë për optimizëm dhe për çdo nxitje të re për kontestin e emrit. Në shtator të vitit të kaluar, ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimiç kishte deklaruar për mediat greke se nuk planifikon të jap propozim të ri për emrin, derisa sipas tij, nuk do të shihte tregues se ai propozim do të jetë pranohet.