E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partite nuk kane larguar posterat e fushates

Edhe pse fushata elektorale ka perfunduar prej ditesh, partite politike nuk kane larguar posterat dhe dekorin e perdorur. Per shkak te kesaj, ne aksin Vlore –Himare asnje sinjalistike apo tabele orientuese nuk eshte e dukshme.
Tabelat orientuese ne kete segment jane fshehur. 
Nje udhetari do ti duhet te zbrese nga mjeti, te grise apo ta largoje keto posetra, per te pare ku ndodhet dhe ku do te shkoje. 
Nese nuk te veproje keshtu, shume mundesi ka ne rastin me te mire te mos dije ku mberrin, kurse ne rastin me te keq te perballet ne fatkeqesi.
Dhe ne fakt ketu eshte nje nga kthesat e konsideruar e rrezikeshme ne rruget e jugut. 
I gjithe aksi nga Vlora ne drejtim te Himares eshte ne kete gjendje. 
Fushata ka perfunduar prej dy javesh, por askush nuk kujtohet te zhbeje ate qe ka bere. 
Partive politike nuk u kane mjaftuar zonat e banuara, por e cdo aks e rruge te vendit, kane afruar kaosin. 
Vetem ne nje dite nepermjet ketij aksi, qarkullojne rreth 1 e 500 mjete,  dhe gjate gjithe sezonit priteshmerite jane per kalimin e rreth 70 mije mjete

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›