Kopja e Deklarates se Pavaresise se Amerikes ne Elbasan

Nje kopje e Deklarates se Pavaresise se Amerikes, duke se eshte prone e koleksionistit te njohur ne Elbasan, Vangjel Kapedani
Në Elbasan ndodhet një nga kopjet e rralla të Deklaratës së Pavarësisë së Amerikës.
Ajo është pronë e koleksionistit të njohur në këtë qytet, Vangjel Kapidani.
Deklarata është e shkruar me një kaligrafi të veçantë në një letër papirusi e në fund të tekstit përmban emrat dhe firmat e nënshkruesve të saj.
Ende nuk është e qartë se si ka mundur të ndodhet një e tillë në Shqipëri.
Koleksionisti është i rezervuar para kameras, por i tregon gazetarit te abcneës, se këtë antikuar ia ka blerë kolegëve të tij sllavë. Ndaj dyshohet që origjina të jetë nga Serbia.
Sot ekzistojnë vetëm pak kopje të origjinalit të deklaratës.
Ky dokument ka simbolikë të veçantë këto ditë. Më 4 korrik 1776, 13 koloni amerikane nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë ndaj Britanisë së Madhe.
Pas kësaj date atyre ju bashkuan edhe shtete të tjera dhe sot Amerika përbëhet nga 50 shtete, si vendi më i fuqishëm në botë