E Hënë, 2 Nëntor 2026

Partitë politike vijojnë fushatën, në fokus veriu i Kosovës dhe rritja e pagave

Ndërsa 9 shkurti po afron, ethet e garës parlamentare në Kosovë sa vijnë e ndihen më shumë.

Vetvëndosja, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës,  Koalicioni për Kosovën Fituese vijojnë takimet intensive për të fiituar besimin e qytetarëve.

Kandidati AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj ka premtuar në Deçan ulje të çmimit te energjisë elektrike, anëtarësimin e vendit në NATO si dhe shtimin e vendeve të punës.

“Nuk lë me u rrit më, këtë ua garantoj nuk rritet më çmimi i energjisë. Nga dita që ja nisi e deri në ditën që jam në atë zyre nuk lë me u rrit më çmimi i energjisë më. Do të fillojë një zbritje graduale”, tha Haradinaj.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zgjedhur që këtë të premte të ketë dy tubime në Rahovec dhe Prishtinë.

“Në takime me qytetarë cep më cep Rahovecit. Kur jemi në atë anë të Kosovës, nuk mund të kalojmë pa u ndaluar në Krushë të Madhe. Prej aty, në dy tubime të njëpasnjëshme, një në Rahovec e një në Prishtinë”, shkruan shefi i qeverisë bashkangjitur një videoje  ku shihet teksa takon qytetarët.

Rritje e pagave është një prej premtimeve më të shpeshta të partive politike  gjatë  kësaj fushate  elektorale për zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit.

Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës  synon madje  që rritjen pagave  ta bëjë brenda një viti.

Investime kapitale dhe zhvillimi ekonomik po ashtu kanë zënë vend në programet me të cilat garojnë kandidatët për kryeministër, njëri prej të cilëve edhe  Lumir Abdixhiku  nga Lidhja Demokratike.

Ndërkohë, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur të fokusohet në situatën në veri, duke e portretizuar si arritje./vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›