E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partite shpenzimi ne zgjedhje

E merkure 09 Maj 2012 1603 SHPENZIMET E PARTIVE PER ZGJEDHJETKur ka kaluar nje vit nga zgjedhjet per pushtetin vendor KQZ ka publikuar raportet e auditimit per partite politike dhe asnje prej partive kryesore nuk eshte gjetur me shkelje nga ekspertet kontabel. Partia qe ka shpenzuar me shume para ne fushaten elektorale eshte PD-ja me 182 milion leke te reja dhe pas saj renditet PS-ja e cila ka shpenzuar 136 milion leke. Ne raportet e hartuar nga ekspertet duket se zeri me i madh ne buxhetet e partive jane blerja e hapesirave publicitare per te cilat PD-ja ka shpenzuar 64 milion leke dhe zeri me i ulet jane fishekzjarret per te cilat ka shpenzuar 6.8 milion leke. Edhe ne shpenzimet e PS-se pjese me te madhe te buxhetit e ze blerja e hapesires publicitare per te cilen PS-ja ka shpenzuar edhe me shume se PD-ja plot 84 milion leke. Partite duket se kane shpenzuar mjaft edhe per konsulencen e huaj qe kane marre gjate fushates elektorale. PD-ja u ka paguar amerikaneve 48218 dollare nderkohe qe amerikanet qe kane keshilluar PS-ne duket se kane kushtuar shume me pak vetem 10.000 USD.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›