E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i ri, Ambasadori Arvizu takohet me Ramën

Ka mbërritur në selinë rozë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu. Ambasadori amerikan do të zhvillojë një takim në selinë e PS-së me kreun e kësaj partie, Edi Ramën. Mendohet se temë diskutimi mes tyre do të jetë çështja e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.
Takimi Rama-Arvizu vjen dy ditë pasi kryesocialisti u takua me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, i cili pati për qëllim të njëjtën temë.
 

Ndërkaq pas ftesës publike që Rama i bëri kryeministrit, Sali Berisha, kreut të LSI-së, Ilir Meta dhe krerëve të partive parlamentare për tu takuar në kuadër të bisedimeve për zgjedhjen e presidentit të ri, Rama ka zhvilluar një sërë takimesh.

Gjatë ditës së sotme Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i shoqëruar edhe nga kryetari i grupit kuvendor Gramoz Ruçi është takuar me kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi, në hotel “Sheraton”.

Ndërkohë ditën e djeshme kryetari i PS-së Edi Rama u takua me kreun e LSI-së Ilir Meta, takim i cili u cilësua nga të dyja palët si kontruktiv duke kërkuar që ky dialog të vijojë me intensitet nëpërmjet gjithë aktorëve politikë.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›