E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto vizite ne Danimarke

E merkure 09 Maj 2012 1630 EDMOND HAXHINASTOShefi i diplomacise shqiptare kerkon mbeshtetjen e Danimarkes ne procesin integrues te vendit. Gjate nje vizite zyrtare ne Danimarke me ftese te homologut te tij Sovndal Haxhinasto u shpreh se 12 rekomandimet jane kthyer ne nje plan kombetar veprimi me synimin per te marr nje pergjigje pozitive per statusin ne tetor te ketij viti. Numri dy i qeverise shqiptare kerkoi rritjen e bashkepunimit ne shume fusha kryesisht ne energjine e paster turizem apo shkembime tregtare. Haxhinasto i ftoi investitoret danez qe ta shihnin Shqiperine si nje vend me potenciale. Nderkohe ministri i jashtem danez u shpreh se bashkimi evropian do te ndihet i plotesuar vetem kur Shqiperia dhe vendet e tjera te rajonit te jene pjese e tij. Nderkohe numri nje i diplomacise shqiptare eshte takuar edhe me ministrin e ceshtjeve evropiane Wammer. Ky i fundit shprehu besimin se Shqiperia i ka te gjitha mundesit per te marr nje pergjigje pozitive per statusin. Ne mbyllje te vizites se tij ne Danimarke Haxhinasto u takua dhe me sekretarin e pergjithshem te asamblese parlamentare te OSBE Oliver si dhe mori pjese ne takimin Perspektiva evropiane e Shqiperise.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›