Ambasadori Arvizu takohet me kreun e PS, Rama

Rama e Arvizu
TIRANË- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu ka nisur një takim me kreun e socialistëve, Edi Rama në selinë e PS-së. Takimi ka nisur rreth orës 16.39, të pasdites së sotme, kur ambasadori ka hyrë në zyrën e liderit të socialistëve.
Nuk ka ende të dhëna zyrtare rreth temës së takimit mes tyre, por mendohet se në fokus është cështja e zgjedhjes së presidentit.
Vetëm pak dirë më parë, kreu i PS-së, Rama ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Bashkimit evropian në Tiranë, Etore Sekui, me të cilin u bisedua për cështjen e presidentit dhe domosdoshmërinë e një procesi konsensual si dhe me mbylljen në kohë të reformës zgjedhore.