Partite shqiptare secila pergjegjesite qe u takojne
16/10/2010Socialistet evropiane
Kreu i grupit parlamentar Aleanca Progresiste e Socialisteve dhe Demokrateve Evropiane ne Parlamentin Europian Martin Shulc ka theksuar se formacionet politike ne Shqiperi duhet te plotesojne detyrat e tyre dhe te marrin pergjegjesite qe u takojne. Shulc e ka mbajtur kete qendrim dje gjate takimit ne Bruksel me ministrin e Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto. Sipas njoftimit te zyres se shtypit prane MPJ-se Haxhinasto dhe Shulc kane ndare mendimin se forcat politike shqiptare duhet te vendosin interesat kombetare mbi ato partiake dhe personale. Nga ana e tij shefi i diplomacise shqiptare ka vleresuar angazhimin e eurodeputeteve socialiste mbi permiresimin e konfliktit politik ne Shqiperi. Gjate takimit Haxhinasto vleresoi angazhimin e PE-se dhe te Shulcit ne menyre te vecante per te kthyer opoziten ne axhenden normale te institucioneve shqiptare si dhe per te realizuar transparencen e reformave zgjedhore ne perputhje me kuadrin kushtetues. Ne kryeqendren politike te BE-se ministri i Jashtem shqiptar ka pasur nje takim te vecante edhe me zevendespresidentin e PE-se Gianni Pittella i cili garantoi mbeshtetjen e se majtes europiane per liberalizimin e vizave dhe integrimin europian te Shqiperise. Mesohet se ministri shqiptar ka theksuar domosdoshmerine qe Shqiperia te kete nje proces politik dhe dialog politik normal brenda institucioneve dhe te filloje menjehere reforma zgjedhore e cila do te realizoje standarde te larta te zgjedhjeve te ardhshme ne Shqiperi. Gjithashtu shefi i diplomacise ka pasur takime te vecanta edhe me zevendespresidentin e PE-se Libor Rucek dhe eurodeputetin austriak Hanes Svoboda. Ne keto takime u fol mbi zhvillimet ne Shqiperi dhe proceset integruese vecanerisht ate te liberalizimit te vizave. Ministri Haxhinasto deklaroi se angazhimi i qeverise shqiptare mbetet konstant dhe i vazhdueshem ne realizimin e reformave si dhe ne luften kunder krimit te organizuar e korrupsionit. Rucek dhe Svoboda theksuan mbeshtetjen e tyre per integrimin e Shqiperise ne BE si dhe ne te gjitha reformat qe vendi ka ndermarre.
NATO
Ministri Edmond Haxhinasto gjate takimit te ministrave te Jashtem dhe te Mbrojtjes te vendeve anetare te NATO-s ka vleresuar Projektkonceptin e ri Strategjik te Aleances dhe shprehu angazhimin e Shqiperise per te vijuar kontributin konstruktiv deri ne miratimin e ketij dokumenti te rendesishem ne samitin e Lisbones. Ai ka konsideruar si pozitiv rendesine e partneriteteve te NATO-s per perballimin e sfidave te sigurise ne te ardhmen.