Partizani Xhani fiton luften si administrator
Zyra e shtypit ne Federaten Shqiptare te Futbollit ka konfirmuar se te henen ne fushen e lojes do te zbrese skuadra e formuar nga presidenti i deritanishem Albert Xhani. Gjate ketyre dy diteve sot dhe neser do te federohen edhe lojtaret qe do ti bashkangjiten Partizanit te ketij sezoni i cili do te zbrese per here te pare ne fushe te henen ne oren 1600 ndaj skuadres se Lushnjes.
Prapaskena - Dje zyrtaret e FSHF-se edhe me kerkese te aksionerit te Partizanit Paro Laci i kane kerkuar nje ekstrakt QKR-se Qendres Kombetare te Regjistrimeve ku percaktohej administratori i Sh.A. KF Partizani. Sipas informacioneve QKR-ja ka dhene te njejtin version sikunder edhe disa muaj me pare duke lene ne vend vendimin se aksionari kryesor me perqindje me te madhe eshte Albert Xhani 60 ndersa aksioneri tjeter Paro Laci rezulton me 40 ndaj per rrjedhoje Xhanit i takon te pakten sipas QKR-se qe te administroje dhe drejtoje KF Partizanin.
Vendimi - Duhet theksuar se vendimi zyrtar i njohjes se ekipit te Bert Xhanit do te behet diten e sotme me ane te nje vendimi qarkullues te FSHF-se edhe pse zyra e shtypit e konfirmoi qe mbremjen e djeshme. Menjehere me pas do te nise federimi i futbollisteve me qellim qe skuadra te behet gati per ndeshjen me Lushnjen. Kujtojme se gjate gjithe kesaj kohe FSHF-ja e ka pasur te veshtire per te dhene vendimin e njohjes se administratorit pasi dy aksioneret e Partizanit jane ne gjyq mes tyre. Paro Laci pretendon se eshte shkarkuar ne menyre te parregullt nga posti i administratorit te klubit nga Albert Xhani dhe per kete ka bere padi ne gjykate. Te gjendur perballe nje situate te tille zyrtaret e FSHF-se e kane pasur shume te veshtire njohjen dhe federimin e njeres skuader apo tjeter.
Rreziku - Edhe pse skuadra mund te zbrese ne fushen e lojes dhe ne nje fare menyre te zgjidhet te pakten ngerci i ekipit ekziston rreziku qe perplasja mes presidentit Albert Xhani dhe aksionarit Paro Laci te vazhdoje edhe me tej. Arsyeja qendron ne gjyqin qe ka nisur mes ketyre te fundit i cili mund te vazhdoje per muaj te tere. Deri tani nuk ka dhene ende nje vendim Gjykata e Shkalles se Pare por edhe ne rast te nje vendimi te shpejte i sigurt eshte fakti se humbesi do te apeloje ne Gjykaten e Apelit dhe keshtu qe ceshtja e administrimit te Partizanit de jure do te jete ende e pazbardhur totalisht.
Zgjidhja - Gjithsesi federata do te jete me e qete pas ketij vendimi pasi skuadra do te zbrese ne fushen e lojes duke vazhduar Kampionatin e Kategorise se Pare dhe kur te vije koha e nje vendimi gjykate te formes se prere atehere federata nuk do te beje gje tjeter vecse do te ekzekutoje vendimin e kesaj te fundit.