E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani arrin të marrë një barazim pa gola në Kavajë

Kavajë (Start)- Shpëtim Duro arrin të marrë një barazim mjaft të vlefshëm pa gola në Kavajë përballë Besës vendase. Kjo është dhe pika e parë e teknikut Duro në stolin e Partizanit.

Ndeshjen e debutimit, skuadra e tij e humbi në shtëpinë e vet me Shkumbinin e Peqinit me rezultatin 0-2. Barizimi vlen më shumë nga ana psikologjike për të kuqtë, pasi gjendja e tyre është mjaft e vështirë në tabelën e klasifikimit.

Për Besën ky barazim mund të konsiderohet si humbje në shtëpinë e vet, pasi verdhezinjtë vetëm një javë më parë arritën të marrin një barazim me Tiranën kryesuese në kryeqytet.

Ndeshjet e tjera të javës së dhjetë të Superligës do të luhen ditën e sotme dhe nesër, në orën 14:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›