E Diel, 1 Nëntor 2026

Lioni kërkon rikthimin e Erik Abidalit në Francë

Lion (Start)- Skuadra e Lionit po shikon gjithnjë e më të mundshëm rikthimin e Erik Abidalit në gjirin e tyre. Futbollisti francez kaloi përpara një viti tek Barcelona, në kohën që ekipi drejtohej nga holandezi, Frenk Rajkard.

Abidali po e sheh veten të huaj tek “Blaugranet” pas ndërrimit të trajnerëve tek ky ekip. Me ardhjen e Pepe Guardiolës në stolin e Barçes, futbollistit po i ngushtohen hapësirat në formacionin e parë.
Në Francë lojtari mund të rikthehet përsëri në formën e tij më të mirë, pasi në këtë kampionat ai është formuar si futbollist.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›