Në Elbasan do të zhvillohet kampionati kombëtar i shahut për të verbërit
Elbasan (Start)- Kampionati kombëtar i shahut për të verbërit do të zhvillohet këtë vit në qytetin e Elbasanit, nga data 28 deri në 30 nëntor. Në këtë aktivitet të veçantë do të marrin pjesë rreth 30 shahistë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Bashkia e Elbasanit, sipas kryetarit të saj Qazim Sejdini, është e gatshme të ofrojë të gjitha masat për mbarëvajtjen sa më të mirë të këtij aktiviteti. Aktualisht janë duke u marrë masat edhe nga ana e Shoqatës Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Ky është kampionati i nëntë kombëtar i shahut që organizohet për kategorinë e këtyre personave.