Partizani barazon 3-3 me DajtinDajti i çoi shifrat në 3-1, por Fatjon Tafaj i Partizanit e më pas Erando Karabeci vendosën ekuilibrat

Partizani ende duket i brishtë edhe në ndeshjet miqësore. Të kuqtë e Shpëtim Duros barazuan 3-3 me Dajtin e Kategorisë së parë, falë një penalltie të realizuar nga Erando Karabeci. Dajti i Përparim Daiut kaloi dy herë në avantazh me anë të një dopjetë të Tafajt, përpara se Marius Ngjela të shënonte golin e parë për Partizanin (2-1). Dajti i çoi shifrat në 3-1, por Fatjon Tafaj i Partizanit e më pas Erando Karabeci vendosën ekuilibrat.
MIQËSORET E DERITANISHME
14.01.2009: Partizani-Ada 1-3 (Kamez)
14.01.2009: Teuta-Laci 1-2 (Kamez)
15.01.2009: Besa-Flamurtari 2-0 (Antalia)
15.01.2009: Tirana-Bafra Beledyespor 5-1 (Antalia)
16.01.2009: Partizani-Dajti 3-3 (Kamëz)
E Premte, 16 Janar 2009