E Diel, 1 Nëntor 2026

Ervin Skela: Dua ta mbyll karrierën te Energi Kotbus Mesfushiori: “Kam kërkuar 2 vjet kontratë. Qëndroj edhe në Bundesliga 2”. Skela: “Dua të jap gjithçka për të qëndruar. Liga 1 është diçka speciale për mua”

Me përfundimin e sezonit aktual të Bundesligës skadon edhe kontrata e mesfushorit shqiptar, Ervin Skela me klubin e Energi Kobtusit. Gazeta më e shitur në Gjermani, tablodi i famshëm “Bild”, shtron një pyetje ngacmuese. “A do të qëndrojë specialisti i gjuajtje të lira me ‘lauzicerit’ (Kotbusin)?”. Fantazisti 32-vjeçar i Kombëtares shqiptare dhe regjisori i Kotbusit e ka përgjigjen për të ardhmen e tij. “Unë dëshiroj ta mbyll karrierën te Energi”. Në intervistën e dhënë për “Bild”-in shqiptari flet për klubin dhe pikëpamjet e tij për sezonin e ardhshëm.

Bild: A ekziston ndonjë ofertë për kontratë të re nga Energi?

Skela: Ne i kemi nisur bisedimet e para në tetorin e vitit të kaluar, por tashmë gjatë fazës përgatitore dëshirojmë të trajtojmë detajet e saj. Për momentin nuk ka dëgjuar më të flitet (nga drejtuesit e klubit), por për mua nuk përbën asnjë problem.

A dëshironi ju vetë të qëndroni te Kotbusi?

Unë ndihem shumë mirë në rajon dhe në ekip. Dëshiroj të qëndroj akoma. Kjo do të jetë edhe kontrata ime e fundit, kështu që dua të jetë e plotë në të gjitha drejtimet. Veçanërisht në faktorin kohë. Do të dëshiroja një kontratë dyvjeçare me opsion shtyrje. Do të më pëlqente shumë ta përfundoja karrierën time te Energi.

Edhe në rastin nëse Kotbusi do të përfundonte në Bundesligën 2?

Në parim po. Për këtë unë nuk mendoj asnjë minutë. E di, që në 17 ndeshjet e fundit (faza e dytë), luhen edhe shanset e mia të fundit për të qenë pjesë e Bundesligës. Për këtë unë dua të jap gjithçka për të qëndruar. Liga 1 është diçka speciale për mua. Do të vendosja gjithë fuqitë e mia si një 32-vjeçar, që të shijoja të paktën edhe një vit tjetër.

Gjatë sezonit të fundit ju ishit golashënuesi më i mirë me shtatë gola. Deri tani (në përfundim të fazës së parë), keni shënuar vetëm një gol të vockël. Ndonjë pengesë?

Gjatë serisë së fundit shënova deri në pauzën dimërore edhe dy gola të tjerë. Më pas hapa rubinetin. Ndoshta, unë jam një njeri i fazës së dytë...

A do të jenë të rëndësishëm golat e Skelës për të të mbijetuar?

Skuadra po tregon sërish të njëjtën frymë grupi e bashkimi. Tani shanset e qëndrimit janë më të të mëdha. Edhe të miar. Pastaj, besoj se do të vendosin ndeshje në shtëpi. Kemi dhuruar shumë. Me pikët që duam të marrim në shtëpi ne do të qëndrojmë. Jam plotësisht i sigurt...

“Shpiegel”: “Skela, truri i Kotbusit”

Mesfushori shqiptar i Energi Kotbusit, Ervin Skela dhuroi shou në “Alianz Arena”, me atë gol të kalibruar nga goditja e lirë lundër gjigantëve të Bundesligës gjermane, Bajernit të Munihut. Me 20 gola në Bundesligë, njëri më i bukur se tjetri dhe për më tepër lider i një skuadre nga ish-Gjermania Lindore, Skela ishte në fokusin e revistës prestigjioze “Spiegel”, në versionin online të saj. “Ervin Skela është koka e Energi Kotbusit”, - shkruan “Spiegel”. Gjithsesi, paraqitja e mirë e shqiptarit në atë takim nuk ishte e mjaftueshme që Kotbusi të fitonte.

Në Gjermani, rekordmeni i golave shqiptarë

Ervin Skela lindi më 17 nëntor 1976 në qytetin e Vlorës. Nga viti 1995 është lojtar i Kombëtares shqiptare, ndërsa në Gjermani ka luajtur për Frankfurtin, Bielefeldin, Kaisersaluternin. Në vitin 2006 ai luajti për pak kohë në Itali me Askolin. Për Energi Kotbusin Skela luan që nga janari i vitit 2007. Kontrata e tij përfundon në fund të këtij sezoni. Në Bundesligën 1 ka shënuar 20 gola, ndërsa në Bundesligën 2, 32 gola. Skela është rekordmeni shqiptar përsa u përket golave të lojtarëve shqiptarë që kanë luajtur në Gjermani.

E Premte, 16 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›