E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksperti Anglez: Digat parandaluan katastrofen

Blerina Hoxha
Digat e hidrocentraleve kane shmangur katastrofen si pasoje e situates ekstreme te motit ne fillim te janarit ne veri te vendit. Ky eshte opinion i Andreu Sheerman-Chase, ekspert britanik per digat. Pasi ka pare nga afer zonat e permbytura, ai tha per TV Klan se, konstaton nje permiresim te ndjeshem te situates. Andreu Sheerman-Chase, Shef i Hidrologjise, Zumax AG . "Mora vesh se ka pasur kritika ne lidhje me operimin e digave, por opinioni yne eshte se digat nuk e kane perkeqesuar situaten, ne fakt, situata do te ishte shume me e rende nese digat nuk do te funksiononin". Per ekspertin britanik, i angazhuar ne zgjidhjen e nje situate te ngjashme vitin e kaluar ne Rumani, situata duket se po permiresohet ndjeshem fale angazhimit te strukturave pergjegjese. Shume shpejt do te hartohet edhe nje plan veprimi, ku emergjente eshte drenazhimi i Drinit dhe Bunes per te shkarkuar shpejt ujin e tepert. "Do kemi nje propozim ne 3 faza. Afatshkurter duhet permiresuar rrjedha e lumit dhe forcimi i pritave ne zonat kritike. Duke shkuar ne afatgjate ne ripyllezimin e zones dhe menaxhimin e mire te tokes. Mendoj se deri tani qeveria ka bere nje pune te mire ne perballimin e situates. Eksperti i digave beri dhe nje keshille edhe per banoret e zones. Nje problem i konstatuar ishte se njerezit kane ndertuar ne menyre te paligjshme ne zonat prane digave, ata duhet te jene te kujdesshme ku ndertojne per te mos u rrezikuar nga permbytjet. Te njejtin mendim ka ndare edhe Drejtori i HEC-it te Vaut te Dejes, Sokol Ramadani. Sipas tij, permbytjet ne qarkun Shkoder ishin pasoje e reshjeve te medha ne pak dite, ndersa hidrocentralet mbi Drin qene nje rregullator qe e shpetuan zonen nga katastrofa. Ai e argumenton kete, me faktin se portat e hidrocentralit qene te hapura vetem ne 30 per qind te kapacitetit te tyre. "Kjo nuk eshte se ndodhi kete here dhe nuk eshte se ndodhi vetem nga shkarkimet e hidrocentraleve. Ky eshte nje problem i bashkangjitur me shkarkimin e disa lumenjve qe futen ne shtratin e Bunes, te liqenit dhe njekohesisht te shkarkimeve tona.
Energjetika: Situata ne HEC -e stabel
Ministria e Ekonomise dhe Energjetikes ka njoftuar dje se, tashme situata ne HEC-et e lumit Drin eshte stabilizuar plotesisht.. Burime nga kjo ministri, thone se nga te dhenat deri ne oren 08:00 te dites se sotme, niveli ne liqenin e Fierze eshte 289.89, duke iu rikthyer keshtu plotesisht normalitetit, pasi pika maksimale e tij eshte 296 metra. Prurjet ne kete ujembledhes jane 350 meter kub per sekonde. E njejta situate eshte edhe ne liqenin e Komanit, ku niveli i tij eshte ne kuoten e 170.679 metra. Per sa i perket prurjeve, behet e ditur se ato jane 130 metra kub per sekonde. Nderkohe, ne liqenin e Vaut te Dejes, prurjet jane 90 metra kub per sekonde, ndersa niveli i ketij HEC-it eshte 74.43 metra. Sipas METE-s ne te tre hidrocentralet nuk ka shkarkime, ndersa vijon normalisht prodhimi i energjise elektrike. Kushtet meteorologjike te diteve te fundit, kane bere qe situata ne prurjet e lumit Drin te permiresohet ndjeshem, nderkohe qe ne ultesirat e Shkodres, uji qe permbyti mijera hektare, ka filluar te terhiqet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›