E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE masa ligjore Greqise per borxhin

Komisioni Evropian (KE) ka te ngjare te marre masa ligjore ndaj Greqise per dhenien e informacionit te pasakte rreth borxhit publik dhe deficitit te buxhetit te saj. "Do te kete ndoshta nje procedure tjeter shkeljeje, sepse dhenia e statistikave te sakta dhe ne kohe eshte nje detyrim sipas ligjit te BE dhe ata nuk kane permbushur detyrimin e tyre," tha zyrtari pa emer. Deklarimi ishte nje reference e qarte ndaj procedimeve qe KE nisi ndaj Greqise me 2004 lidhur me njoftimet e gabuara te pergjithshme nga autoritetet per te dhenat e deficitit dhe borxhit ne raportet e meparshem. informacioni u perdor nga Greqia me 2001 per te fituar pranimin ne zonen euro. Nje raport i BE vuri gjithashtu ne dukje ankesat e perseritura vitin e kaluar ne BE nga kreu i Sherbimit Kombetar Statistikor te Greqise (NSSG), qe thoshin se kishte patur nderhyrje politike lidhur me shifrat e paraqitura. Kercenimi per hapa te rinj ligjor kunder Athines pasoi nje raport qortues te KE ndaj statistikave te qeverise greke mbi deficitin dhe borxhin, te leshuar te henen. Dokumenti akuzoi vendin per "parregullsi te renda" ne procedurat e llogarive kombetare te tij. Sipas raportit, me 2 dhe 21 tetor 2009, qeveria e meparshme e Greqise dhe pasuesja socialiste e saj derguan ne BE njoftime qe ndryshonin shume mbi deficitin e tejkaluar te vendit per vitet 2005 deri 2008 si dhe parashikime kontradiktore per 2009. Ne raportin derguar nga qeveria e tanishme e PASOK ne 21 janar te vitit te kaluar, buxheti i qeverise per 2008 ishte ndryshuar ne 7.7% te PKB-se nga 5% e njoftuar ne prill dhe vleresuar nga zyra e BE, Eurostat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›